Raketat ruse në Poloni/ Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ja dy shtetet që i ka target Putin

Politika

Raketat ruse në Poloni/ Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ja dy shtetet që i ka target Putin

Nga: P.R Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:35
Siç raportuan fillimisht mediat polake, e më pas edhe ato botërore, dy persona vdiqën pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Dy raketa ruse kanë goditur shtetin e Polonisë, e cila është anëtare e NATO-s.

Siç raportuan fillimisht mediat polake, e më pas edhe ato botërore, dy persona vdiqën pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Edhe pse Rusia ka mohuar se këto raketa janë të saj, inteligjenca amerikane e ka konfirmuar se thënë raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s.

E sulmi rus ka nxitur reagime të shumta në mbarë boten. Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

“SHBA është në dijeni të raporteve të shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë pranë kufirit me Ukrainën, por aktualisht nuk ka informacion për të vërtetuar këto raporte. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e forcës, ne gjithmonë e marrim sigurinë dhe sigurinë e trupave tona, pavarësisht se ku po shërbejnë shumë seriozisht”, ka deklaruar Patrick Ryder.

Poashtu edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se duhet të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s.

“Lajme shqetësuese nga Polonia sonte për së paku dy shpërthime. Jemi duke mbajtur kontakt të ngushtë me miqtë polakë. Lituania qëndron në solidaritet të fortë me Poloninë. Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet!”, ka shkruar presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda në Twitter.

Gjithashtu edhe Presidenti i Estonisë, Alar Karis, ka bërë thirrje që të mbrohet territori i NATO-s.

“Jam në kontakt të ngushtë me presidentin Andrzej Duda për t’u konsultuar me aktivitetet e mëtutjeshme. Estonia, si gjithë aleatët tjerë, qëndrojnë së bashku krah më krah për çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ka shkruar Karis, në Twitter.

E situata po shkon drejt një eskalimi në botë, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

 

“Situata tani më në Evropë do të mund të eskalojë duke konsideruar faktorin natyrë dhe kohë që po tenton Rusia ta përdorë, meqë kemi hy në prag të sezonit të dimrit dhe një situatë e përshkallëzuar mund të bie komplet Evropën në një gërmadhë të pa justifikuar deri me tani nga lufta Ukrainë-Rusi”, thotë Shala.

Sipas tij, Polonia dhe Moldavia janë target i Rusisë.

“NATO do të reagoj, Polonia por edhe Moldavia janë targete sepse nëse shkon situata e atillë, Bjellorusia do të hyjë në një konflikt me shtete përkatëse meqë kemi dislokim të trupave në ato pjesë. Rusisë i duhet Bjellorusia për aktin final të Kievit dhe marrë parasysh fuqinë e saj ushtarake mund të jetë në favor të Rusisë në këtë fazë”, shprehet eksperti Shala.

Për fund, ai thotë se katër muajt e ardhshëm, janë muajt vendimtar për luftën në Ukrainë.

“Pra kemi para vetit 4 muaj të ardhshëm vendimtar oh Evropa jashtë luftës ose Evropa në luftë me Rusinë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat