Eksperti austriak ‘godet’ BE-në pas presionit ndaj Kurtit – propozon të merren urgjent këto masa ndaj Serbisë!

Politika

Eksperti austriak ‘godet’ BE-në pas presionit ndaj Kurtit – propozon të merren urgjent këto masa ndaj Serbisë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 nëntor 2022 Në ora: 14:59
Gunther Fehlinger

Pak ditë më parë emisari sllovak i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi me të cilin kanë diskutuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje për targat.

Por, trysnia ndërkombëtare është duke rënë mbi Kosovën, ndonëse ekspertë dhe intelektualë perëndimorë janë kritik për qëndrimet e tilla ndaj Kosovës.

Kritik në lidhje me këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës, është edhe eksperti austriak Gunther Fehlinger, i cili argumentet e tij i shpalosi për “Bota sot”.

Fehlinger u tregua kritikë ndaj kërkesave të BE-së për Kosovën, duke thënë se është i pajustifikuar presioni i njëanshëm ndaj Kosovës.

Ndonëse, sipas tij, ndërkombëtarët po i frikësohen një fronti të dytë lufte në Evropë, duke parë afërsinë e Serbisë me Rusinë.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian për presionin e njëanshëm ndaj Kosovës është krejtësisht i padrejtë dhe i pajustifikuar. Arsyeja është frika e një fronti të dytë në Evropë tani, duke iu nënshtruar kërcënimit serb të luftës në Ballkan. Ky është shantazh imoral nga Serbia e mbështetur nga Rusia dhe BE-ja duhet të turpërohet t'i dorëzohet përshkallëzimeve të vazhdueshme të Presidentit Vuçiq”, deklaroi ai.

Më tej, eksperti austriak potencoi se zgjidhja më e mirë është pezullimi i statusit të Serbisë si vend kandidat i BE-së dhe ndalimi i të gjitha financimeve nga BE-ja.

Po ashtu, kërkoi që në rast se Serbia qëndron me Rusinë, BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, kurrë!

“Përgjigja më e mirë është të ftojmë Kosovën dhe Bosnjën në NATO në Samitin e Vilniusit dhe t'i japim Kosovës dhe Bosnjës statusin e kandidatit në BE këtë dhjetor 2022 dhe t’ia pezullojmë Serbisë statusin e kandidatit në BE dhe të gjitha financimet e BE-së për Serbinë dhe të mbështesim opozitën serbe për të nxitur një 5 tetor të ri për t'i dhënë fund regjimit të Vuçiqit dhe për të punuar me një kryeministër të ri të Serbisë, gati për ta udhëhequr Serbinë në NATO, për të miratuar euron dhe për të njohur Kosovën dhe për të ndaluar ngacmimet ndaj Malit të Zi dhe për të ndaluar bllokimin e Bosnjës dhe vetëm një Serbi e tillë një Serbi evropiane mund të anëtarësohet në BE, njëkohësisht me Kosova dhe Bosnja ose në rast se Serbia qëndron me Rusinë, BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, kurrë”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat