Do të takohej me Trumpin/ Prokurori Smith i kobshëm për Hashim Thaçin – ia ndaloi rrugëtimin në ajër, ish-agjenti ‘zbulon’ detaje!

Politika

Do të takohej me Trumpin/ Prokurori Smith i kobshëm për Hashim Thaçin – ia ndaloi rrugëtimin në ajër, ish-agjenti ‘zbulon’ detaje!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:31
Donald Trump, Jack Smith dhe Hashim Thaçi

Prokrori i Gjykatës Speciale, Jack Smith ka dhënë dorëheqeje nga pozita e tij.

Ai tashmë është emëruar ndihmës special për hetimin e ish-presidentit amerikan, Trump.

Ai do të fokusohet në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin që ish-presidenti e pati në sulmin e 6 janarit në Capitol.

Prokuroi Smith, në Kosovë tashmë është i njohur me aktakuzat e tij kundër ish-krerëve të UÇK-së, që tashmë gjendet në burgun e Hagës.

Ishte pikërisht Smith, që e ktheu ish-presidentin Hashim Thaçi nga aeroplani, i cili ishte duke flutuar në drejtim të SHBA-së për t’u takuar me  presidentin e asaj kohe Dondald Trump.

Në atë kohë, Trump, pati sponsorizuar një marrëveshje Kosovë-Serbi dhe kishte planifikuar pritje për presidentët e të dyja vendeve – Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin.

Por, gjithçka mori fund kur Hashim Thaçi është kthyer nga aeroplani që fluturonte në drejti të SHBA-së në Kosovë, për të treguar lajmin e kobshëm për të, se tashmë do të shkojë në Hagë për t’u përballur me drejtësinë.

Në lidhje me këtë çështje, se si iu nërpre rrugëtimin Hashim Thaçit, flet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se, nuk është lajm sekret se Hashim Thaçit i kishin premtuar disa zyrtarë ndërkombëtar imunitet, nëse i detyron deputetët e Kosovës me votuar Gjykatën Speciale.

“Ndër personat që premtuan imunitet ishte edhe ish-këshilltari për Siguri i Donald Trumpt, Joni Bollton, ambasadori Richard Grenell, të cilin e kishte kontaktuar së pari Vlora Çitaku ku pastaj e kishte viituar privatisht dy herë radhazi Thaçi pa kurrfar protokoli me përkthyesin e tij pricat Bekim Çollaku”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tregon se me kë kishte biseduar dhe koordinuar Thaçi për ndarjen e Kosovës.

“Thaçi kishte biseduar dhe koordinuar mirë me Aleksandër Vuçiqin, Ivica Daçiqin, Edi Ramën, Baton Haxhiun, Isa Mustafën dhe disa të tjerë për të nda Kosovën. Thaçi pasi kishe nënshkruar marrëveshjen ne Uashington, pra në Shtëpinë e Bardhë, kishte kërkuar që të fitonte zyrtarisht imunitetin ndaj Gjykatës Speciale, por një gjë e tillë e kishte kundërshtu kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith. Por, Gjermania ishte kundër, ndërsa shpresën ia kishte këputur Thaçit, Vuçiqit, Ramës, Haxhiut, Mustafës e të tjerëve sekretari amerikan Mike Pompeo, i cili ishte kundër mbylljës së Gjykatës Speciale dhe kundër imunitetit të njeriut kryesor në aktakuzë për krime lufte Hashim Thaçit”, thekson Miftari.

Ai tregon se kush do të menaxhonte pastaj veriun e Kosovës.

“Veriun e Kosovës dhe pasuritë në atë pjesë do të menaxhonte shteti i Serbisë, vëllai i Aleksandër Vuçiqit, urdhëruesi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Andrea Vuçiq me bashkëpunëtorët e tij, Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviçin. Ndërsa nga ana ndërkombëtare, profeitet nga veriu do t’i mblidhshin disa firma që janë shokë me Richard Grenellin, që kishin hapur urgjentisht dhe i kishin regjistruar për këtë plan në një shtet amerikan ku janë 13 miliard dollar të premtuar për Kosovën e që ishte vetëm një mashtrim i madh i maskuar kinse me një marrëveshje historike, e që presidentin amerikan Donald Trump ishte i pa interesuar dhe aspak i informuar për Kosovën, e që deklaroheshin se do të shpëtonin Kosovën dhe Serbinë nga një luftë 400 vjeçare. Kurse Kosovën pas kësaj marrëveshje të Uashingtonit do ta menaxhonin si bahqen e babës, klani Pronto me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Edi Ramën, Pacollin, Baton Haxhiun e të tjerë”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat