Qetësohen gjakrat! Kërkohet që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Kosovë – Ja skenari për fundin e dramës tragjike të Vuçiqit!

Politika

Qetësohen gjakrat! Kërkohet që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Kosovë – Ja skenari për fundin e dramës tragjike të Vuçiqit!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 23:06
NATO

Kosova dhe Serbia mbrëmë kanë arritur një marrëveshje e cila u qetësoi gjakrat!

Kjo marrëveshje ishte për targat e veturave serbe.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se palët kanë rënë dakord për masat që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkroi ai.

"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur", shtoi tutje ai.

Pas kësaj marrëveshje është bë thirrje që Kosova e Serbia të diskutojnë për planin franko-gjerman.

Pikëpyetje ende është se a do të arrihet një marrëveshje e cila ka njohjen reciproke në qendër.

Se do të arrihet një marrëveshje finale, juristi Blerim Burjani nuk e beson.

Image
Blerim Burjani

“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje finale. Do të ketë diskutime, dialog, monotoni politike dhe fytyra të pakënaqura”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se BE e di që nuk do të arrihet marrëveshja.

“BE-ja e di që nuk do të ketë marrëveshje. Por kjo më tepër është thjeshtë sa për të përmbushë obligimin për ndërmjetësim dhe nuk ka shpresë që Serbia do të pranojë ndonjë propozim”, thekson Burjani.

Ai shton se ndoshta do të ketë pajtim për tema, që nuk kanë fare të bëjnë me njohje reciproke.

“Vuçiqi qysh tash është deklarua, mendoj se është humbje kohe BE dhe SHBA me u merr me këtë temë dhe me u marr me Serbinë. S’ka gjë prej temës së njohjes nga Serbia. Kosova duhet të hyjë në NATO, për të ndalë iluzionin e çmendur serb, se mund të kthehen në Kosovë”, potencon Burjani.

Burjani pohon se pa u ndalë kjo ëndërr serbe nuk do të ketë njohje reciproke.

“NATO duhet të ndëtojë një bazë ushtarake në Kosovë. Ky do të jetë fundi i kësaj drame tragjike. Vuçiqi atëherë do ta ketë fatin e Millosheviqit. Skenari perëndimor do të jetë i njëjtë sikur me Millosheviqin. Nuk ka nevojë të bombardojë Serbinë, por t’i vendosë sanksione ekonomike dhe politike, por edhe NATO të ndërtoj një banzë ushtarake në Kosovë”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat