Shpërthime në veri e kapacitetet e Kosovës për zgjedhje, eksperti i sigurisë flet për skenarët e mundshëm

Politika

Shpërthime në veri e kapacitetet e Kosovës për zgjedhje, eksperti i sigurisë flet për skenarët e mundshëm

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:31
Policia e Kosovës

Shpërthime të një pas njëshme e të shtëna armësh janë dëgjuar në veri të Kosovës. U raportua për dy shpërthime në Zubin Potok dhe tri në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte "shkrepje me armë dhe shpërthime".

Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se "protestuesit" kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.

Duke folur rreth kësaj situate të krijuar dhe kapacitetet të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur rreth skenarëve të mundshëm.

Shala thotë se nëse flitet për kapacitetet e Kosovës për mbarëvajtjen e gjithë procesit, atëherë janë faktet teknike.

“Sfida e radhës mbi sigurinë nacional! A ka kapacitet Kosova që të garantojë mbarëvajtjen e gjithë procesit të zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat e Kosovës? Nëse i referohemi raporteve zyrtare në këto 4 komuna kemi 81 qendra të vendvotimit të cilat janë të ndara si në vijim: 25 qendra ka Mitrovica e Veriut 13 qendra ka Zveçani 16 qendra ka Zubin Potoku, 27 qendra ka Leposaviqi. Faktet teknike që e determinojnë procesin janë si në vijim: Kemi dorëheqje /dorëzim të detyrës nga zyrtarët Policor të këtyre komunave dhe që kanë vepruar në to. Kemi mungesë të drejtorive komunale të këtyre komunave (Arsimit). Kemi mungese përfaqësuesve nga komisioni komunal zgjedhor në këto komuna. Kemi dorëheqje të Prokurorëve/Gjyqtarëve që kanë juridiksion në këto komuna. Kemi shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë lokal në gjitha instancat, pra mbajtja e zgjedhjeve lokale më 18 dhjetor në vetvete ngërthen disa pyetje që interferojnë në procesin operative që nga para përgatitje /gjatë procesit / dhe kryesorja nëse do të mbahen pas procesit të sigurimit të materialeve sensitive”, pohon Shala.

Sipas tij, skenarë të mundshëm në ditën e zgjedhjeve janë të mos hapen shkollat dhe qendrat e vendvotimeve të hapen me pengesa teknike.

“Sepse nëse analizojmë para vetit kemi këto skenar të mundshëm: Nuk do të hapen shkollat (qendrat e vendvotimeve ) për të mbajtur zgjedhjet (do të detyrohet KQZ të gjej alternative për të mbajtur siç është kuvendet të këtyre komunave ). Qendrat e vendvotimeve do të hapen me pengesa teknike dhe monitorimi nga strukturat paralele do të jetë evidente duke llogaritur pjesëmarrjen në votim nga komuniteti serb ndaj të cileëe do të pasojnë masa shantazhuese/kërëcnuese”, theksoi Shala.

Sipas tij, qendrat e vendvotimeve do të hapen pa asnjë pengesë, por nëse ka rritje të pjesëmarrjes atëhere do të digjen kutitë.

Ai tregon çka mund të shkruhet në fletëvotimet.

“Qendrat e vendvotimeve do të hapen pa as një pengesë, por që në momentin që ka rritje të pjesëmarrjes nga komuniteti serb jashtë kodinimit me strukturat paralele atëherë do të tentohet që të digjen kutitë brenda vendvotimeve dhe kjo do të bëhet e sinkronizuar duke ja vështërsuar veprimin e institucioneve të sigurisë. Qendrat e vendvotimeve do të hapen dhe do të marrin pjesë në mënyrë të organizuar qytetarët serbë dhe do t’i bëjnë të pavlershme fletëvotimeve duke shkruar mbi to: “Lista Serbe”, “Kosova dhe Metohia Republika e Serbisë”, “President Aleksandër Vuçiq”, “Asociacioni i Komunave Serbe””, shtoi Shala.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, tashmë vrehet presioni te përfaqësuesit që kanë shprehur interesim për kandidim.

“ Vërehet një presion edhe të përfaqësuesit që kanë shprehur në fillim interesim për kandidim por që pas një “shantazhi apo kërëcnimi” janë tërhqur me motive personale. Këto zgjedhje do të japin kahjen se si do të veprojnë edhe komunat tjera që udhëheqen nga subjekti politik Lista Serbe: Shtërpca Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranillugu Parteshi. Se a do të hynë pastaj edhe këto në zgjedhje pasi të vlerësohet veprimi i institucioneve të Kosovës më ndonjë kërkesë eventuale pranë Gjykatës Kushtetuese me tematikën: Çka do duhet të ndodhë nëse dështojnë mbajtja e zgjedhjeve dy/tri herë radhazi ? Dhe nëse Gjykata nuk e definon këtë atëherë do të hyjmë në një cikël interesant të veprimeve politike duke nxitur veprimet për formimin e Asociacion të Komunave Serb ku deri atëherë do të kemi problem të garantojmë frymën institucionale të Kosovës në komunat përkatëse”, përfundoi Shala.

Në anën tjetër, sulmet në veri i ka dënuar presidentja Osmani.

Ajo ka thënë se edhe në rastet e mëparshme, situata në këtë pjesë të shtetit përshkallëzohet, për shkak se, sipas saj, bandat kriminale, të përkrahura politikisht dhe financiarisht nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës, kanë për qëllim destabilizimin e tërë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat