Tërnava: Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Serbisë

Politika

Tërnava: Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Serbisë

Nga: M.H. Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:33
Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava

Situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tenisonuar.

Provokimet e Serbisë kanë qenë dhe po vazhdojnë të jenë prezente dita ditës më shumë.

Së fundmi disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq - që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës - pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot” thotë se që nga dorëheqja e serbëve tensionet nuk kanë pasur të ndaluar.

Sipas ekspertit te sigurisë të mëdhenjët e shtetit të Serbisë qëndrojnë mbrapa këtyre urdhrave.

“Veriu i Kosovës tani mbasë asaj që serbët kanë dhënë dorëheqjet e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës me Listen Serbe, policia, gjykatësit, prokurorët, asambleistët dhe shumë të tjerë, me një fjalë të gjithe serbet e atyre pjesve qe kane qene te punësuar nëpër institucionet e shtetit kanë dhënë dorëheqje, dhe me këtë situatë tani të krijuar gjendja është tani e ndërlikuar dhe mjaft e tendosur. Kjo situatë e tillë tani e krijuar e ka atë epiqendrën e saj ku marrin urdhra për këto veprime e që është Beogradi, sepse ka edhe serb të tillë të Kosovës që po japin deklerata, që e pranojnë se i kanë të imponuara këto dorëheqje dhe gjithsesi që nuk kanë qare pa vepruar ashtu.Prandaj në bazë të këtyre të thënave është lehtë të nënkuptohet dhe të kuptohet se të mëdhenjët e shtetit të Serbisë qëndrojnë mbrapa këtyre urdhrave, dhe ata sulmues për Serbinë janë të njohur, sepse vet kryetari Vuçiq i pati dekoruar kryekomandantin e policisë dhe të tjerë të veriut të Mitrovicës kur dhanë dorëheqje”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë më tej kujton deklaratat që Vuçiq kishte bërë për shqiptarët duke vë në theks maskarat që kanë bërë në Serbernicë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Tani dje, sot dhe ditëve në vijim është duke u mbajtë Samiti i shumë shtetëve të BE në Tiranë, ku si temë diskutimi është që Serbia të rradhitet bashkë me shtetet tjera të Evropës për sanksione ndaj Rusisë, edhe që Vuçiq u deklarue se është i përafërt me Rusinë dhe nuk mund ai vetëm të vendos për sanksionet. Por për sanksionet mund të vendosë populli i Serbisë, e që na kanë me nënkuptue se a do mundet me e siguru këtë leje për sanksione nga populli i vetë, gjë që edhe kjo lojë e Vuçiqit është një konsum politik, sepse Vuçiq e dinë mirë se ai dhe të tjerët i takojnë asaj garnitures të qeverisjes së Millosheviqit që në Bosnjë dhe Hercegovinë u bënë masakra të tilla si në Srebernicë.Për ato masakra bash ky Vuçiqi u deklaru se për një serb të vrarë do t’i vrasim 100 mysliman, prandaj ky e ka “mizen pas veshit” dhe i tutet që në të ardhmen mund të krijohet një gjygjë speciale ku ai vet dhe me shokë të tjerë që i ka në qeveri, mund të është njëri prej të akuzuarëve në atë gjygj, prandaj si shpëtim ai e sheh në këtë rast Rusinë, edhe që tani çështja e Rusisë me luftën me Ukraineën”, shpjegon ai.

“Situata në këto momente mundet edhe të përkeqësohet por një luftë ashtu si ekziston frika nuk mund të ndodhë, sepse mos të harrojmë se KFOR-i është garantues i territorit të Kosovës”, shton tutje Tërnava.

“Ndërkombëtarët tërë këtë situatë e kanë të qartë por ata edhe që nuk nguten dojnë që Serbisë t’i jepet një shansë dhe ta përfitojnë me veprimet e tyre triumfuese dhe në pajtushmëri që t’i arrijnë ato qëllimet e saj dhe Serbinë ta kthejnë si anëtare të Evropës, dhe tani pajtimi me Kosoven do të është më i lehtë, e sidomos kur e kemi të qartë se luftrat speciale në këto kohëra janë intenzive dhe ato i kuptojnë vetëm ata që i ndërmjetësojnë këto mosmarrëveshje dhe të fortit e botës. Situata në këto momente mundet edhe të përkeqësohet por një luftë ashtu si ekziston frika nuk mund të ndodhë, sepse mos të harrojmë se KFOR-i është garantues i territorit të Kosovës e që si pjesë e saj është edhe veriu i Kosovës, e kur dihet se në të kaluarën e vitit 1999 Serbia u ballafaqu me një luftë të tillë me NATO-n, që iu deshtë edhe ta nënshkruan kapitullimin e Kumanovës si humbje të Kosovës”, u shpreh Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat