“1 mijë ushtarë serbë në Kosovë”/ Profesori ngre alarmin: Gjithçka duhet të jetë gati, grupet kriminale serbe mund ta pushtojnë veriun!

Politika

“1 mijë ushtarë serbë në Kosovë”/ Profesori ngre alarmin: Gjithçka duhet të jetë gati, grupet kriminale serbe mund ta pushtojnë veriun!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 14:44
Ushtria e Kosovës

Frika e shqiptarëve në veri nuk ka fund.

Serbia përveç kërcënimeve me ushtri, tashmë disa netë radhazi po shpërthen bomba dhe mjete të tjera.

Kjo ka bërë që të shtohet numri i Policisë së Kosovës.

Megjithatë, edhe për kundër shtimit të Policisë, shqiptarët në atë pjesë ende janë të shqetësuar, kjo pasi atje veprojnë banda të mëdha kriminale, të cilat janë të udhëhequra nga hierarkia deri te presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Se këto ngjarje të dy ditëve të fundit në veri të Kosovës janë vërtet shqetësuese edhe thotë edhe profesori dhe njohësi i çështjeve politike Enver Bytyçi.

Ai thotë se edhe pas këtyre sulmeve nuk duhet të shkohet në panik.

“Disa politikanë në Kosovë po thërrasin me zë të lartë se “Kosova mund të dëmtohet rëndë nga politikat e Albin Kurtit në veri”! Një analist tha në një ekran të TV-së në Tiranë se “Mos me qenë Amerika ushtria serbe vjen për 6 orë në Prishtinë“! Vërtet që është e pakuptueshme për mua një gjuhë e tillë e politikanëve dhe analistëve të Kosovës, të cilët predikojnë kapitullimin e Kosovës dhe institucioneve të saj para Serbisë. Eshtë e turpshme për një popull e një komb që sa herë gjendet në konflikt me armikun e vet shekullor e kërkon shpëtimin tek të tjerët, në rastin konkret te SHBA dhe Europa. Ishte kjo e domozdoshme në luftën e viteve 1998-1999, por nuk mendoj se sa herë i nxihet qerosja Vuçiqit, disa “trima” politikanë dhe analistë të kapitollojnë para tij!”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Sips tij, tani jemi në një situatë konkrete dhe në veri bandat serbe të Aleksandër Vuçiq po përdorin edhe armët.

“U plagos madje një polic i Kosovës. Qeveria ka urdhëruar policinë të veprojë në komunat e veriut për të rivendosur ligjin dhe rregullin shtetëror. Ndërsa Beogradi e konsideron këtë si “pushtim të veriut nga ana e ushtrisë dhe policisë së Kosovës”! Me këtë alibi kërkon të ndërhyjë ushtarakisht. Prej 24 orësh bërtasin dhe betohen se po nisin 1000 trupa të forcave speciale serbe për në veri të Mitrovicës”, shprehet ai.

Profesori shton se, në ndërkohë ambasadori amerikan dhe ai gjerman bënë thirrje të shtyhet data e zgjedhjeve.

Image
Enver Bytyçi

“Njësoj si me tragat, kur kërkuan shtyerjen e zbatimit të vendimit. Mirë ja u shty data e zgjedhjeve. Por një ditë do të ketë zgjedhje. Atëherë çfarë do të ndryshojë për mirë që serbët ta pranojnë sovranitetin shtetëror të institucioneve në veri dhe bandat të heqin dorë nga dhuna?! E shoh pa kuptim një kërkesë të tillë. Në fund të fundit aty ka një konflikt midis shtetit dhe banditëve. Nuk ka konflikt midis shqiptarëve dhe serbëve. Pavarësisht se Beogradi e trajton sikur policia e Kosovës po dhunon serbët, qytetarët e këtij vendi. Bota e di se kjo është një gënjeshtër e radhës e Beogradit, njësoj si gënjeshtra e Putin për gjoja dhunimin e rusëve në Ukrainë, në emër të së cilës nisi edhe lufta para gati dhjetë muajsh”, thotë ai.

Bytyçi tutje shprehet se, kërcënimi i Beogradit nuk ka shans të realizohet.

“Kufijtë e jashtëm të Kosovës i mbron NATO-KFOR. Por unë besoj se me dashje KFOR nuk ka dashur ta luajë këtë rol në perfeksion. Në veri të Kosovës, Serbia ka sjellë armë të shumta. Ka depo të shumta armatimi në komunat e veriut. E gjitha është investuar nën hundën e KFOR-it. Jam i sigurt se këtë e dinë amerikanët dhe gjermanët. I dinë edhe depot se ku gjenden. Por i kanë toleruar dhe i tolerojnë. Bandat i përdorin këto armë për presion kundër shtetit dhe qeverisë së Kosovës, me qëllim ndarjen e atyre katër komunave nga Kosova. Problemi shtrohet: - Pse KFOR-i nuk ndërhyn për të asgjësuar depot e armatimit të bandave serbe në very? A mos kemi të bëjmë me një lloj arsyetimi, sipas të cilit pse ata duhet të rrezikojnë jetën për të tjerët dhe policia, ushtria dhe qytetarët e Kosovës të jenë të patrazuar?! A mos ndoshta thonë, kur nuk e bëjnë vetë kosovarët këtë, pse duhet ta bëjnë ushtaratë amerikanë, gjermanë, britanikë etj?! Unë mendoj se ka një arsye serioze për këtë. Sepse bandave nuk u lihen në dorë depo armaimi. Kjo është edhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, thotë ai.

Sipas tij, në këto kushte prania e policisë në veri të Kosovës duhet të jetë e përforcuar edhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

“Kazermat e ushtrisë së Kosovës duhet të vendosen aty, ose së paku nja 100 metër më poshtë. Gjithçka duhet të jetë gati. Nëse serbët shohin se Kosova dhe institucionet e saj po përgatiten dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për mbrojtjen e territorit, atëherë do të tërhiqen nga planet e veta kundër këtij territori. Nëse mbjellin e shohin frikë e panik, ata do ta pushtojnë veriun dhe këtu merr fund gjithçka. Por ushtri nga territori serb nuk mund të sjellin, nëse këtë e kundërshton NATO dhe KFOR. Do të sjellin bandit të veshur civilë, por jo tanke, autoblinda, kunderajror, topa, miurtaja etj.”, thotë Bytyçi.

Ai shton se, shërbimi i sigurisë së Kosovës duhet të ketë njohuri për armatimin e grumbulluar në komunat e veriut.

“Ato armë duhen konfiskuar sa më parë, me aksione të izoluara vetëm në lokacionin ku ato gjenden. Po u konfiskuan armët, atëherë bandit ose ikin prej aty, ose kapen si në qark. Nuk ka rrugë tjetër. Luftë midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të ketë. Kjo është e pamundur. Luftë me bandit mund të ketë dhe këtë luftë duhet ta fitojë qeveria e Kosovës. Fitorja e luftës kundër bandave serbe në veri është fitore kundër Aleksandër Vuçiq! Pikërisht kjo është ajo që i duhet Kosovës. Më pas vijnë marrëveshja përfundimtare, njohja, shtetësia e njohur ndërkombëtarisht, etj.”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat