Kelmendi: Pse nuk kapen kriminelët serbë në veri të Kosovës?

Politika

Kelmendi: Pse nuk kapen kriminelët serbë në veri të Kosovës?

Nga: A.SH Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:38
Foto ng veriu

Në veri situata vazhdon të jetë e tensionuar. Serbia nuk po ndalet së kërcënuar me luftë Kosovën.

Në veri po sundojnë bandat kriminale.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se grupet kriminale që veprojnë në veri duhet të arrestohen.

Juristi thotë se ato udhëhiqen nga shteti serb dhe krimineli Vuçiq.

“Ka kohë, për të mos thënë, nga viti 2000, që në Kosovë diskutohen grupet kriminale ne veri te vendit. Këto grupe janë dhe veprojnë me masa dhe me mjete të rrezikshme kriminale. Grupet e tilla krilimale janë të organizuara, të armatosura dhe udhëhiqen nga shteti serb. Qëllimi është ndarja e kësaj pjesë të vendit nga Kosova dhe bashkimi me shtetin serb. Për këto qëllime, grupet kriminale serbe, kanë vrarë, djegur, shkatërruar dhe kërcënuar çdo forcë pro Republikës së Kosovës.

Baza e këtyre grupeve është dhe vjen nga "Lista Serbska". Edhe vetë udhëheqësit, deputetët dhe përfaqësuesit e kësaj liste, veprojnë në kundërshtim me rendi juridik dhe udhëhiqen nga krimineli i luftes, Vuçiq. Bllokimet e rrugëve, sulmet nëpër objekte, vrasjet dhe djegiet janë të shumta. Aktet e tilla dërgojnë domosdo të pyetja, se pse nuk kemi kapje dhe dënim të këtyre kriminelëve?”, thotë ai.

Sipas tij, derisa Prokuroria Speciale nuk ka lëshuar asnjë akuzë, Kelmendi hedh dyshime për këtë duke renditur disa nga arsyet.

“Si është e mundur që askush mos të akuzohet nga Prokuroria e Kosovës? Ku qëndron çështja! Organet kompetente në Kosovë, në këtë çështje prokuroria, sigurisht ka bërë hetime. Provat gjinden ndoshta në prokurori. E megjithatë, kurrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk u lëshua asnjë akuzë! Hetime ka edhe nga ana organeve te luftimit te krimit dhe te korrupcionnit. Pra, prova dhe fakte duhet te kete!

Pse, nuk kemi arrestime dhe akuza?

Këtu ka shumë dyshime. Mendohet:

1. Prokuroria ka frikë të ngritë aktakuza kundër kriminelëve në veri nga shpërthimet që mund të vijnë.

2. Prokurorët kanë vete lidhje me krimin dhe më korrupsionin, i cili i mbanë nën kontroll.

3. Prokurorët nga Prokuroria janë vogla të grupeve të ndryshme e informale.

4. Prokurorët dhe kompetentet tjerë kanë përfitime të mëdha financiare, pra, janë të korruptuar.

Faktet e tilla janë reale”, potencon ai.

Në fund, shton se Kuvendi, ekzekutivi e poashtu edhe subjektet politike nuk duhet të heshtin karshi kësaj çështje.

“Ndryshe nuk kuptohet fakti se askush nga kriminelët serbë në veri nuk kapet, nuk akuzohet dhe nuk përgjigjet. Dihet se sistemi i tillë juridik është i pavarur. Mirëpo, me diskutuar në Kuvend çështjen dhe me kërkuar politikisht nga Prokuroria të marrin masa, këtë nuk mund të ndalojë askush. Kuvendi dhe ekzekutivi nuk duhet të heshtin me këto shkelje të rënda dhe pa presedan të prokurorëve. Ata nuk janë te paprekshëm. Edhe subjektet politike duhet të reagojnë. Shoqëria civile dhe çdo grup a individ i shoqërisë. Nuk duhet lejuar gjendjen e tillë”, përfundon juristi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat