Krimet dhe terroret në veri, eksperti i sigurisë rrëfen problemet – përmend rrjedhjen e informacioneve nga policia!

Politika

Krimet dhe terroret në veri, eksperti i sigurisë rrëfen problemet – përmend rrjedhjen e informacioneve nga policia!

A.Morina Nga A.Morina Më 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:38
Policia e Kosovës në veri

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ku grupet kriminale serbe po sulmojnë në vazhdimësi.

Duket se qëllim i këtyre kriminelëve është destabilzimi dhe tensionimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Përveç, shpërthimeve, këto grupe kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë të Kosovës.

Ku, fatkeqësisht, një prej tyre edhe u plagos.

Kësisoj, çdo ditë e më shumë po vërtetohet nevoja që Policia e Kosovës të zhvillojë patrullime dhe të ofrojë siguri për shqiptarët në këtë pjesë të vendit.

Kështu, eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot” tha se policia e ka për detyrë zbardhjen e çdo krimi që ndodhë në territorin e Kosovës, përfshirë veriun.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Policia e Kosovës ka autorizim dhe detyre zbardhjen e çdo krimit që ndodh në tërë territorin e vendit”, deklaroi ai.

Madje, eksperti i sigurisë përmendi disa raste, ku gjatë qeverive të mëparshme, rrjedhnin informacione në momentin që planifikohej ndonjë aksion policor.

Sipas tij, ky fakt ka ndikuar që të mos arrihet luftimi i krimit në këtë pjesë të vendit tonë.

“Në të kaluarën në momentin që është zhvilluar një aksion për të luftuar krimin në atë pjesë dhe është involuar drejtoria rajonale e Mitrovicës së Veriut atëherë ka patur sabotime deri te rrjedhja e informacioneve që kanë penguar dhe cenuar mbarëvatjen e procesit të aksionit policor”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat