Kritikuan Kurtin dhe Osmanin, profesori nga Amerika zbulon marrëveshjen e Hysenit me Grenellin!

Politika

Kritikuan Kurtin dhe Osmanin, profesori nga Amerika zbulon marrëveshjen e Hysenit me Grenellin!

Nga: A.SH Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:14
Richard Genell dhe Skënder Hyseni

Veriu i Kosovës mbetet nën tensione nga serbët atje.

Derisa për veriu ka reaguar Skënder Hyseni i cili ka kritikuar ashpër presindeten Vjosa Osmani dhe kryemisnitrin Albin Kurti.

Reagim kishte edhe nga Richard Grenell, ish-ambasador, i cili ka thënë “departmentit amerikan i Shtetit duhet të tregohet i ashpër ma Albin Kurtin”.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, iu ka reaguar ashpër Skënder Hysenit dhe Richard Grenellit duke i qujatur mjerana dhe figuar të urryera në Kosovë.

Sarkazma hamletiane e Skender Hzsenit: “Ku je ti e mjera presidente dhe ti trimi Albin”, duke shtuar se: “He, mozomokeq për këtë vend në duart te kujt ka mbetë”

“Sot dy figurat më të urryera, mjerani Skender Hyeni dhe mjerani i dëshpruar dhe kalorësi i Serbisë Richard Grenell tek janë marrë vesh që në të njejtën kohë të reagojnë për situatëm e veri, të cilët së bashku me klanet mafioze të PDK dhe LDK shumë më herët e krijuan këtë situatë e cila po ndodhë sot, sespe për dy dekada nuk guxuan t’ia prishin rehatinë Serbisë.

Populli thotë se kur kalit i ndalet taxhia fillon të gjuaj me shkelma

E njejta gjë po i ndodhë edhe këtij njeriut Skënder Hyseni. Ky njeri i cili i përkiste klanit të Isa Mustafës të cili janë të njohur si shkatërruesit më të mëdhenjë të LDK duke e rrëzuar në 12% në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilët populli i nxori jashtë si stërvina, por dhe bile po janë fortë krenar që e bënë këtë. Tashti këta që të dy po gjuajnë, shkelma në drejtim të LDK dhe kuadrove të saj duke e minimizuar rolin e tyre”, thotë ai.

Ai për Hysenin thotë se është me dije e mendje të krisur dhe plotë mllef nga Osmanit dhe Kurti, që sipas Maxharrajt po munohen të vendosin rend dhe qetësi në veri.

“Ky far njeriu Skënder Hyseni me dije e mendje të krisur i mbushur plotë mllef dhe urrejtje ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti duke u “mllefosur” për situatën në veri që këto dy figura të besueshme të popullit po mundohen të vendosin rend e qetësi pyet haptas me një sarkazëm idioteske prej një rrugaçi duke iu drejtuar: “Ku je ti e mjera presidente dhe ti trimi Albin”, duke shtuar se: “He,mozomokeq për këtë vend në duart te kujt ka mbetë”. Duke i thënë këto fjalë atij i kujtohet koha e art të Grenellistëve Hashimit, Isës dhe Ramushit, kur mundeshe të vjedhësh, të plaqkitësh pa asnjë teklife, kur në veriu lulëzonte krimi i organizuar dhe kontabanda nga kriminelët e Vuçiqit në bashkëpunim edhe më këta tanët, kur veriu ishte bërë pothuajse krejt serbë me Car Dushanin në krye”, shprehet profesori.

Derisa, për deklaratën e Hysenit thotë se është poshtërsi sui generis.

“Por thënia e tij cinike: “Ku je ti e mjera presidente dhe trim Albini” është një poshtërsi sui generis e Skender Hysenit, mbas a mos po pret rastin ky i gjorë që të vijnë në pushtet Hashimi, Isa, Ramushi, etj. të cilët gjendjen e veriut do ta zgjidhnin shumë shpejt duke ia dhënë Veriun Serbisë pa pas nevojë për ndonjë tollovie atje, siç vepruan me të edhe më parë duke e humbur Çakorrin, duke sjell Asociacionin një etnik me kompetenca ekzekutive.

Këta edhe e bëjnë këtë sespe nuk kanë dert fort për shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës. Dhe sikur lutet harmonikashi I dasmave të dikurshme që të bie sa më shpejtë kjo qeveri”, nënvizon ai.

Kurse, për reagimin e Grenellit, thotë se është i dështuar dhe sepse ky me grebellistët e Kosovës më nuk e kanë mundësinë që ta rrëzoi përsëri Albinin nga pushteti.

“I të njejtit mendim sot ishte edhe ish-amabasadori i dështuar dhe miku i madh i Serbisë Richard Grenell, i cili duke e komentuar situatën ne veri i cili i bënë thirrje në Twitter-in e tij famoz se: “Departmentit amerikan i Shtetit duhet të tregohet i ashpër ma Albin Kurtin” e jo me Vuçiqin i cili edhe është gjenerator i krizës, i të gjitha të këqijave që po ndodhin në veri, që si pikësynim e ka marrjen e veriut që Albini nuk po e lejon për as një çmim, bile edhe jetën e jap që kjo mos të ndodhë”.

Është i qartë mllefi i këtillë i ish-amabsadorit të dështuar Grenell për Albin Kurtin sepse ky me grebellistet e Kosovës më nuk e kanë mundësinë që ta rrëzoi përsëri Albinin nga pushteti, seç ndodhi më parë kur ky ishte gjeneratori kryesor së bashku me grenellistet e Kosovës te bëjë “grushte shtet” në qeverinë Kurti”, përfundon Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat