Tomë Gashi flet për shtyrjen e zgjedhjeve – tregon se çfarë u fsheh pas kësaj situate!

Politika

Tomë Gashi flet për shtyrjen e zgjedhjeve – tregon se çfarë u fsheh pas kësaj situate!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 11 dhjetor 2022 Në ora: 20:20
Tomë Gashi

Situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar.

Sulmet dhe provokimet e vazhdueshme të serbve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it kanë arritur të sjellin reagime të mëdha edhe tek ndërkombëtarët.

Duke marrë parasyshë gjithë këtë tension gjatë ditës së djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri për 23 prill të vitit 2023.

Në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - zgjedhjet ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Osmani e ka bërë të ditur vendimin pas një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike.

Osmani ka thënë se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar të premten në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai për gazetën u shpreh që shtyerja e zgjedhjeve është bërë për shkak se Vuçiqi i ka sjellë serbët në veri të Kosovës, dhe është konstatuar se një numër fare i vogel serbësh do të dilte në zgjedhje.

“Shtyerja e zgjedhjeve është bërë jo për shkaqe të sigurisë po për shkak të situatës në të cilen Serbia dhe Vuçiqi i ka sjellë serbët në veri të Kosovës, saqë është konstatuar se një numër fare i vogel serbësh do të dilte në zgjedhje”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që ne nuk duam që të kemi zgjedhje një nacionale në pjesën multietnike të kësaj pjese të Kosovës.

Ne nuk duam që të kemi zgjedhje një nacionale në pjesën multietnike të kësaj pjese të Kosovës. Për këtë arsye është marrë vendimi nga presidentja që zgjedhjet të shtyhen”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat