Profesori, Borrellit: Mjaft me ndarje dhe me vlerësime injorative ndaj Kosovës

Politika

Profesori, Borrellit: Mjaft me ndarje dhe me vlerësime injorative ndaj Kosovës

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:24
Josep Borrell

Profesori Muhamet Kelmendi i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili një ditë më parë në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Ai thotë se çdo njeri ka vlerë, madje vet BE është për vlera njerëzore.

Tutje, Kelmendi thotë se Borrelli po bën të kundrtën e BE, në raport me Kosovën

Pse?

“Për përfaqësuesin e UE-se, z. Borrell, policët e Kosovës nuk janë njerëz? Për z.Borrell vetëm policët e EULEX paskan vlerë njerëzore.

Jo!

Çdo njeri ka vlerë. I huaj a i vendit vlera është e njejtë. UE është për vlera njerëzore.

Krimi dhe terrori është i njejtë. UE mbron njerëzit njejtë dhe e lufton terrorin. Jo sikundër bëri z.Borrell me rastin e Kosovës. Mjaft me ndarje dhe me vlerësime injorative ndaj Kosovës.

Shqiparët z.Borrell janë populli më i vjetër në Ballkan. Se njeh historinë! Nuk je z.Borrell në UE duke përfaqesuar Spanjën po UE, përkatësisht demokracitë e Evropës. Mjaft me injorim”, shprehet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat