Aplikim për në BE, ish- ambasadorja tregon pse ky veprim i Qeverisë, jep detaje rreth anëtarësimit

Politika

Aplikim për në BE, ish- ambasadorja tregon pse ky veprim i Qeverisë, jep detaje rreth anëtarësimit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:10
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Osmani ka dhënë se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

Osmani tha kjo se është ditë historike për vendin, është moment historik. Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.

“Sot është një ditë historike dhe është moment historik, 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës, ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Evropian. Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian. Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër. Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid”, u shpreh Osmani.

Ndërsa, Kryeministri Kurti ka thënë se progresi do të varet nga “përkushtimi për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë”.

Kurse, kryeparlamentari Konjufca i bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.

Këtë veprim të krerëve të shtetit, ish-ambasadorja Alma Lama, e sheh si përpjekje për t’i mbuluar dështimet.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Lama ka thënë se Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, pa pasur njohjen e të gjitha shteteve brenda Unionit.

“Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, pas pasur njohjen e të gjitha shteteve brenda Unionit. E kam fjalën për aplikimin si proces serioz, që ndjek procedurat që kanë ndjekur të gjitha shtetet që janë bërë anëtare. Në dokumentet e BE-se thuhet saktësisht se anëtarësimi duhet të këtë dakordimin e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare. Në rastin e Ballkanit Perëndimor BE kanë vendosur kushte shtesë që është procesi i Stabilizim-Asocimit, që bazohet më së shumti në bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë”, ka deklaruar Lama.

Shprehja e vullnetit për anëtarësim, është diçka tjetër, por sipas Lamës, ky vullnet është shprehur që në Samitin e Selanikut 2001.

Tutje, aplikimi pa dakordim të BE-së, mund të rezultojë në një veprim politik të pamatur, ka shtuar ish-ambasadorja.

Sipas saj, është nuk është mirë që qytetarët të ushqehen me shpresa të rreme.

“E shprehja e vullnetit për anëtarësim është diçka tjetër, por ky vullnet është shprehur që në Samitin e Selanikut 2001, si prej BE-së, ashtu edhe prej Kosovës, atëherë e administruar nga UNMIK. Po kështu Parlamenti i Kosovës ka miratuar disa rezoluta ku shprehet vullneti i popullit të Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së. Aplikimi i sotëm, pa dakordimin e BE-së, mund të rezultojë në një veprim politik të pamatur, që mund të përfundojë në sirtarët e institucioneve të BE-së pa u shqyrtuar, për shkak të pesë shteteve që nuk e njohin Kosovën. Nga ana tjetër nuk është mirë që qytetarët të ushqehen me shpresa të rreme. Shteti i Kosovës këtë kohë, duhet të merret me plotësimin e standardeve për BE, një proces që monitorohet nga Komisioni Evropian, deri sa të krijohen rrethanat politike për aplikim për anëtarësim”, ka pohuar Lama.

Ky është veprim si përpjekje për të mbuluar dështimet në të gjitha fushat e kësaj qeverie, ka vazhduar Lama.

“Këtë veprim e shoh si përpjekje për të mbuluar dështimet në të gjitha fushat e kësaj qeverie. Dështim në politikën e brendshme dhe të jashtme. Aplikimi për në BE bëhet sipas procedurave dhe rregullave të BE-së, jo sipas qejfit, dhe për të mashtruar qytetarët. Krerët e shtetit të Kosovës e dinë se pa u njohur si shtet nga të gjithë vendet anëtare të BE-së nuk ka si të aplikojë për anëtarësim”, ka thënë ish-ambasadorja.

Image
Alma Lama

Në anën tjetër, presidenti serb ka dalë me një grumbull dokumentash të cilat pretendon se bien në kundërshtim me këtë aplikim. Duke iu referuar atyre, ai iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, janë gjashtë sosh në kundërshtim me këtë aplikimin, derisa pyet se “cilën nga këto dokumente do të respektoni”.

Kurse, duke folur rreth asaj sa mund të ndikojë fushata kërcënuese e Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në BE, ish-ambasadorja ka thënë se ajo nuk mund të bëjë asgjë kundër në këtë hap.

“Për sa i përket Serbisë, ajo nuk mund të bëjë ndonjë gjë kundër Kosovës në këtë hap, pasi vetë aplikimi i Kosovës nuk do të shqyrtohet. Vuçiqi mund vetëm të akuzohet nga BE për probleme me fqinjët. Që është një kundërshtim me procesin e anëtarësimit”, ka theksuar Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat