Vazhdon ‘çmenduria’ serbe në veri, Vuçiq bën plane me bandat kriminale – vjen një kërkesë për Kosovën

Politika

Vazhdon ‘çmenduria’ serbe në veri, Vuçiq bën plane me bandat kriminale – vjen një kërkesë për Kosovën

A.Morina Nga A.Morina Më 20 dhjetor 2022 Në ora: 18:06
Polica në veri

Për të dhjetën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore të cilat çojnë në vendkalimet kufitare veriore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javën e kaluar Serbia kërkoi që rreth një mijë forca të saj të sigurisë të kthehen në Kosovë me gjithë paralajmërimet perëndimore se kërkesa e tillë nuk ka gjasë të pranohet dhe vetëm sa shton tensionet në zonë.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Fillimisht, ai u shpreh se menjëherë pas përfundimit të luftës, në veri janë formuar struktura paralale serbe të cilat kanë vepruar me urdhëra të qeverisë së Beogradit.

“Në veriun e Mitrovicës, një pjesë e shumicës serbe nuk pajtohen me pavarësinë e shtetit të Kosovës, duke aluduar në shtetin e Serbisë, dhe menjëherë pas luftës së fundit të fashizmit serb në këtë vend organizohen grupe të ndryshme, të cilat me format dhe metodat e tyre në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, krijohen strukturat paralele ilegale, në mesin e të cilëve edhe plot kriminel, që kanë kryer masakra dhe krime të ndryshme ndaj shqiptarëve të këtij vendi.

Këto struktura paralele serbe vepruan sipas urdhërave që ua jepte qeveria e Beogradit, mirëpo me ardhjen e Aleksandër Vuçiqit, në krye të shtetit serb në vitin 2017, i cili njihet botërisht se ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe informator i Millosheviqit, do të thotë se kishte material të bollshëm me çka t’i ushqejë këto struktura paralele dhe ilegale, duke i forcuar edhe më shumë përmes partisë së vet, të ashtuquajtur partia progresive e Serbisë(SNS), që krijoi degën e saj në Mitrovicën veriore, të ashtuquajtur Lista serbe”, deklaroi ai.

Sipas Preqit, ëshë pikërisht Lista Serbe ajo që e informon Serbinë për situatën në Kosovës, ku më pas organizojnë plane për ta destabilizuar situatën në vendin tonë.

Madje, ai përmendi edhe sulmet që po bëhen ndaj zyrtarëve policorë dhe barrikadimet e rrugëve.

“Lista serbe, e filloi aktivitetin e vet në veri të Mitrovicës, e cila arriti të zgjerohet dhe të financohet nga Vuçiqi dhe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, kjo listë arriti të del e para në mesin e pakicave, duke arritë me disa ulëse në Kuvend, nëmesin e të cilëve zgjodhi edhe kriminel të njohur, të cilët tani më janë edhe në listën e zezë të SHBA-ve, si njerëz të tregëtisë së mallrave të paligjshme, si të narkotikëve dhe armëve.

Përmes kësaj liste serbe, gjithçka informohet Kosovë-Serbi, dhe organizohet për të destabilizuar këtë vend edhe pse deputetët nga kjo listë financohen nga Kuvendi i Kosovës, përmes tyre planifikohen të gjitha aksionet që ndërmerren me barikadimin e rrugëve kryesore në veri, por edhe me sulmet ndaj Institucioneve të Kosovës, në veçanti me sulmet ndaj policisë së shtetit të Kosovës, prej të cilëve në krye të detyrës nga gjuajtjet e krimineleve serb kanë pësuar edhe me jetë”, theksoi opinionisti.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se kjo arrogancë e Vuçiqit ndaj Kosovës, paraqet një rrezik të madh edhe për shqiptarët edhe për serbët në veri.

Madje, këto grupe kriminale mbrohen nga shteti i Serbisë dhe vetë presidenti Vuçiq, i cili i nxitë dhe ua shton vullnetin këtyre njerëzve, duke i lavdëruar se po i mbrojnë të drejtat e veta në Kosovë, të cilët Vuçiqi dhe politika e Serbisë, i përdorë si vegla politike, që të vazhdojnë aksionet e tyre në tensionimin e situatës dhe nxitjen e ndonjë konflikti të mundshëm në Kosovë.

E gjithë kjo arrogancë e Vuçiqit, paraqet një kërcënim dhe rrezik të tmershëm për të dyja palët. Dhe më keq, kur këto ditë, në vend që të festohen festat e fundvitit, grupe të organizuara serbe nga Serbia, Mali Zi, Bosnja dhe vende tjera, ndër ta edhe rus, marshojnë drejtë kufirit të Jarinjës, me parulla kërcënuese e fyrëse kundër Kosovës, tentojnë të hyjnë brenda teritorit, të cilët parandolohen nga policia e Serbisë”, nënvizoi Preqi.

Në vazhdim, opinionisti vlerësoi se Vuçiq po përdor metoda terroriste të frymëzuara nga Millosheviqi për ta destabilizuar dhe terrorizuar Kosovën.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Çka do të thotë kjo, edhe pse aluan 21 vjet pas luftës në Kosovë, popullata e këtij vendi akoma ndjehet e trazuar dhe e shqetësuar nga trazirat dhe kërcënimet që i shkakton Serbia e sotme, me politikat dhe praktikat e njëjta të Millosheviqit, dhe ky lloj imazhi i pa ndryshuara kundër Kosovës dhe tani kundër shtetit të saj të pavarur, çfarë përshtypjesh dhe mundësi të reja po i hapen kësaj popullate në të ardhmen e saj.

Si është e mundur që serbët e Mitrovicës veriore të mos integrohen me tërësinë territoriale të Kosovës, të cilët në një mënyrë bythën e kanë në Kosovë, e «pacerrkën» në Serbi, që do të ishte një teatër absurdi për një popull, që i gëzon të gjitha të drejtat e veta nacionale e fetare në Institucionet e shtetit të Kosovës. Vuçiqi, sikur e ka përvetësuar « thembren » e Millosheviqit, për t’a destabilizuar Kosovën, përmes formave dhe metodave terroriste serbe, duke e kërcënuar Kosovën, disa herë përmes ekspozimeve të forcave ushtarake, duke i sjell deri afër kufirit me Kosovën, por kjo formë e ngreh mbrapa sëcilin akter dhe agresor pa ndonjë fitore, sikur edhe më herët, që përshkak të gabimeve të veta kanë bërë edhe vetëvrasje…”, shpjegoi ai.

Po ashtu, Preqi kritikoi qasjen e BE-së ndaj Serbisë dhe kërkesat e tyre ndaj Kosovës për integrimin e serbëve në shoqëri.

“Politika e Bashkësisë Ndërkombëtare po i jep në disa raste përparësi dhe po e përkrah shumë e më shumë komunitetin e pakicës serbe në Kosovë, kinse mirëqenia ndërnacionale duhet të respektohet në këtë mënyrë, duke mos i dalluar e dënuar keqbërësit dhe kriminelët serb, atë farsën që tani më është e njohur para botës dhe qenjes njerëzore, si kriminale dhe gjenocidiale.

Aleksandër Vuçiqi, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, atëherë pse BE, nuk distancohet nga politika e tilla luftënxitëse, kur edhe bota e dinë fare mirë se çfarë krimesh të çmendura kanë bërë në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, dhe sot pa ndonjë kërkim falje, por sikur po kthehet në formën normale me skuadrën e së kaluarës, për të krijuar një situatë të rrezikshme për rajonin dhe më gjerë”, u shpreh opnionisti,

Më tej, ai tha se duke aprë qasjen e BE-së, Kosova nuk mund ta ndryshojë qasjen e saj pa ndihmën e SHBA-ve, sepse sa do që të jetë e përgaditur me kapacitetet e saj të mundshme, nuk mundet me ia dal dhe me i përballue një lufte të re,

“Shumë pak duken përpjekje dhe angazhime serioze nga BE-ja, më shumë ka vërshime teorike se praktike në përmirësimin dhe përshpejtimin e pajtimit në mes këtyre dy palëve, sepse përmes politikës që po e inskenon presidenti serb Vuçiq, në veri të Mitrovicës, thellimi i krizës vetëm po shtohet, duke u trajtuar Kosova, si një“ vatër krize“, duke e lënë edhe fajtore, që në realitet, është e tëra ndryshe dhe në asnjë rrethanë fajtore.

Kosova, si shtet i ri dhe si e vetme nuk mundet ta ndryshojë gjendjen e saj pa ndihmën e ndërkombëtarëve, në veçanti pa ndihmën e SHBA-ve, sepse në një mënyrë, sa do që të jetë e përgaditur me kapacitetet e saj të mundshme, nuk mundet me ia dal dhe me i përballue një lufte të re, apo një lufte që po e inskenon sot Serbia dhe Vuçiqi, me qëllim për ta ndarë Kosovën veriore, apo për të formuar një «republikë serbe» në veri të vendit tonë, përmes asosacionit njëetnik”, potencoi Preqi.

Në fund, shtoi se barrikadat e vendosura në veri po dirixhohen nga presidenti serb dhe si të tilla ato janë një farsë politike dhe kriminale që do i bllokojnë prespektivat e shqiptarëve dhe serbëve në veri.

“Dhe barikadat e fundit në veri të vendit, që janë të dizajnuara dhe të dirigjuara nga Vuçiqi dhe formacioni i tij me karakter destruktiv, është farsë e një politike artificiale dhe kriminale, që me siguri e pengon përspektivën e njeriut në përgjithsi, jo vetëm palën shqiptare, por edhe atë serbe, duke ditur se ato barikada janë pengesë e lëvizjes së vetë popullatës serbe që jetojnë në atë pjesë të Kosovës.

Në këto raste njeriu, duhet ditur se, duke lavruar në tokën e huaj, do të gabojë shumë dhe prej së këndejmi nuk do të përfitoj asgjë, nga se është plan i gabuar, në këtë mënyrë, duke e hedhë edhe farën e keqe për të ardhmen e gjeneratave të reja, sepse duart e përgjakura të krimit dhe mallkimit, do e rëndojnë peshën e secilës të ardhme njerëzore te çdo popull dhe në çdo vend të botës”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat