Reagon analisti nga Amerika, tregon qëllimin e Serbisë: Ja pse e do veriun e Kosovës

Politika

Reagon analisti nga Amerika, tregon qëllimin e Serbisë: Ja pse e do veriun e Kosovës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:00
Policia e Kosovës

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një intervistë për “Bota sot”, duke folur rreth asociacionit të komunave serbe ka thënë se është diçka që nuk mund të zbatohet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën.

Sipas tij, ekziston rrezik serioz për sovranitetin në rast se bëhet më herët.

“Mendoj se Asociacioni është diçka që nuk mund të zbatohet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën. Nëse bëhet më herët se kaq, ekziston rrezik serioz për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka deklaruar Serwer.

Duke komentuar deklaratën e ekspertit amerika, analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka thënë se Serbia nuk ka hyrë në dialog për përmirësimin e marrëdhënieve midis shteteve.

Sipas Maxharrajt, Serbia i përdor serbët për krijimin e Asociacionit.

“Një gjë duhet të dihet se Serbia nuk ka hyrë në dialog për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, asaj as që i intereson aq shumë pozita e serbëve në Kosovës të cilat i kanë të drejta më të mëdha se sa çdo pakicë kombëtare në Evropë. Serbët e Kosovës i përdorin si vegla pune, si pretekst për të arritë diçka më shumë, për të marrë territorin në veri përmes ndarjes së veriut apo Ascoacionit me autonomi territoriale, i cili është me pasur më të mëdha nëntokësore në Evropë dhe më gjerë. Këtu është ajo nyja e Gordonit midis palëve: Kosova kërkon me ngulim që me marrëveshjen përfundimtare Serbia ta njoh Kosovën, sepse çfarëdo marrëveshje tjetër pa njohje nuk do të kishte kuptim”, ka deklaruar Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Qëllimi i Serbisë, sipas Maxharrajt, është veriu i Kosovës për shkak se ka vlerë parash, ari e flori.

“Kurse, Serbia nga ana tjetër nuk do të di për njohjen e Kosovës, sepse Serbia nuk ka hyrë në dialog për normalizimin e raporteve ndërshtetërore, por thjeshtë për territor. Ky është interesi nacional kombëtar i Serbisë që nuk do ta kuptojë as BE, e as SHBA. Pra, ajo haptas këtë e ka edhe si projekt nacional, kërkon Veriun e Kosovës me vlerë 800 miliardë eurove, veriun pra të praruar në ari dhe flori, që ka vlerë sa 2.5 Serbia dhe afër sa 10 Shqipëria. Këtu qëndron thembra e Akilit në dialog, me Serbinë kur Vuçiqi kërkon themelimin e Ascoacionit një etnik serb, kurse Kurti i përgjigjet me të drejtë se nuk ka Asociacion një etnik, por në formë tjetër, e jo ashtu siç e kërkon Vuçiqi. Pra, Asociacioni një etnik është kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar, sidomos nga ana e BE-së dhe Amerikës. Një gjë duhet të dihet, se formimi i këtij Asociacioni në çdo formë, e sidomos një etnik është fatal për Kosovën i cili, sipas mendimit tim nuk duhet të ndodhë, sepse çonë drejtë bosnjëzimit të Kosovës me pasoja fatale për gjeneratat që vijnë. Por, çetniko- fashisti serb presidenti Aleksandër Vuçiq, po ngulë këmbë në formimin e Asociacionit të tipit të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës me kompentenca ekzekutive pasi që është nënshkruar nga ata, e kjo do të nënkuptojë një ndarje, një shkëputje të Kosovës në një të ardhme jo fort të largët. Ky është qëllimi i Serbisë, i cili po luan lojën e djallit, gjoja se po lufton për pozitën e serbëve në Kosovës. Këtë nuk po e kuptojnë, apo po e kuptojnë fortë mirë emisarët e BE-së me Borrellin dhe Lajçakun të cilët janë në krahë të Serbisë që vijnë nga shtetet e tyre që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Por, është plotësisht e pakuptueshme sesi këtë nuk po e kuptojnë edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Hill, i cili bash si Grenelli më shumë po i del përkrahë kërkesave të Serbisë se sa mbrojtjes së shtetësisë së Kosovës në tërë territorin e saj”, ka pohuar analisti nga Amerika.

Ai e konsideron të çuditshme sjelljen e të deleguarit special për Ballkanin Perëndimor nga Amerika, Gabriel Escobar, që la një mjegull.

Tutje, Maxharraj, ka shtuar se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se pakicat tjera.

“Ish- diplomati Daniel Serëer, ka deklaruar haptas se “Kosova nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse e dëmton sovranitetin e saj, edhe nëse ajo vjen nga SHBA”. Por, në këtë kontekst është e çuditshme edhe sjellja e të deleguarit special për Ballkanin Perëndimor nga Amerika, Gabriel Escobar i cili këto ditë e vizitoi Kosovën, por që la pas një tymnajë si një mjegull kur deklaroi, jo sa ishte në Prishtinë, por në Beogradë, se serbët “kanë arsye pse i vendosin barrikadat”. Kjo deklaratë e diplomatit Escobar, i shokoi të gjithë, është e papritur, befasuese dhe shqetësuese, kur dihet se serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat e pakicave, me arsim, me ekonomi, me qeverisje lokale, bile më shumë të drejta sesa minoriteteve tjera, sepse serbëve të veriut shteti i Kosovës ua paguan shumë benifitet si rrymën, qiranë etj etj, që si kanë pakicat tjera, e përsëri rebelohen nën trysnin e presidentit Vuçiqit i cili nuk ka qëllim pozitën e serbëve, por Asociacionin, prandaj ai përdor për arsye sa herë që ka nevojë për rebelimin e tyre siç është rasti i këtyre ditëve kur ai vet i detyroi serbët të dalin nga të gjitha institucionet në veri që u takonin me ligjet e Kosovës, bile edhe më shumë, pra nuk është arsye që serbët vendosin barrikada për shkak të pozitës së tyre në Kosovë, por për shkak të trysnis që i bëhet nga Beogradi dhe presidenti Vuçiq këtë duhet ta di, apo ndoshta e di edhe diplomati Gabriel Escobar”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat