Rreziku nga trinomi Rama – Vuçiq – Abazoviq/ Profesori ngre alarmin, ja pse duhet të ndërmerren masa të menjëhershme!

Politika

Rreziku nga trinomi Rama – Vuçiq – Abazoviq/ Profesori ngre alarmin, ja pse duhet të ndërmerren masa të menjëhershme!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 24 dhjetor 2022 Në ora: 22:52
Rama – Vuçiq – Abazoviq

Një shkrim i të përditshmes “Pobjeda” në Malin e Zi ka denoncuar një skandal të përmasave ndërkombëtare.

Sipas të cilit Edi Rama dhe Dritan Abazoviç u bënë pjesë e thyerjes së embargos së SHBA dhe BE duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se rreziku i trinomit Rama, Vuçiq, Abazoviq për shtetet e Ballkani Perëndimor u zbulua edhe nga gazeta autoritative ditore "Pobjeda" e Malit të Zi.

Image
Sulejman Mehazi

Gjithashtu profesori thekson që më e keqja e gjithë këtij skandali është se qendra e tregëtisë së grurit dhe plehrave kimike ruse ka qenë porti shqiptar i Durrësit, që pa këtë bazë kyqe gruri i Putinit nuk do mund të lëviste përtej Rusisë.

Rreziku i trinomit Rama, Vuçiq, Abazoviq për shtetet e Ballkani Perëndimor u zbulua edhe nga gazeta autoritative ditore "Pobjeda" e Malit të Zi, gazetë që ka zbuluar e denoncuar një skandal të përmasave ndërkombëtare të cilët në bashkëpunim me presidentin e Rusisë, Putinin, vepruan kundër embargos së SHBA-së e BE-së duke lejuar tregtinë e grurit dhe plehrave kimike ruse në portin e Durrësit. Ja edhe gazeta ditore malaziase zbuloi qëllimet serbe-ruse të Ballkanit të hapur se pse përkrahej nga ky trinom serbo-ruse, Vuçiq, Rama Abazoviq, më e keqja e gjithë këtij skandali është se qendra e tregëtisë së grurit dhe plehrave kimike ruse ka qenë porti shqiptar i Durrësit, që pa këtë bazë kyqe gruri i Putinit nuk do mund të lëviste përtej Rusisë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që bashkëpunimi mes Ramës, Abazoviqit dhe Vuçiqit është më i thellë se kaq.

“Nëse denoncimet e gazetës "Pobjeda" për tregti ilegale të grurit rus në portin e Durrësit janë të sakta e argumentuese, atëherë SHBA-ja, BE-ja pa pritu fare, Ramen, Vuçiqin dhe Abazoviqin duhet si e qysh sankcionuar ashpër”, tha ndër të tjera profesori.

Thellësia e lidhjes së dy shqiptarëve, Ramës dhe Abazoviqin me Vuçiqin nuk ka të bënte vetem me tregetinë e grunit rus, por edhe me përkrahjen e luftës ruse në Ukrainë, ka të bënte me ndikimet ruse në Ballkanin Perëndimor kundër forcave progresive evropiane e amerikane, jo vetëm kaq por edhe përkrahjen e politikës agresive serbe ndaj Kosovës. Nëse denoncimet e gazetës "Pobjeda" për tregti ilegale të grurit rus në portin e Durrësit janë të sakta e argumentuese, atëherë SHBA-ja, BE-ja pa pritu fare, Ramen, Vuçiqin dhe Abazoviqin duhet si e qysh sanksionuar ashpër e shum keq si armiq të SHBA-ve dhë BE-se për shkak thyerrjes së embargos ndaj Rusisë”, përfundoi profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat