“Heshtja” për 1 mijë trupat serbë në veri, flet analisti: Vështirëson pozitën e KFOR-it, kjo mund të ndodhë nëse futen ushtarët

Politika

“Heshtja” për 1 mijë trupat serbë në veri, flet analisti: Vështirëson pozitën e KFOR-it, kjo mund të ndodhë nëse futen ushtarët

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 4 janar 2023 Në ora: 14:07
Ilustrim

Barrikadat janë larguar qe disa ditë, por Serbia siç duket ende nuk është larguar nga qëndrimi i saj për t’i vendosur trupat në veri të Kosovës.

Gjendja në veri të vendit është e qetë, kërcënimet e Serbisë janë “shuar” paksa, në anën tjetër KFOR vazhdon të mos i përgjigjet kërkesës së saj për dërgimin e 1000 trupave.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të ofrojmë lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR, pas pranimit të kërkesës.

Analistët politikë thonë se kërkesa e Serbisë ka vështirësuar gjendjen apo pozitën e KFOR-it në Kosovë.

Analisti politik, Muhamet Kelmendi, ka komentuar rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Kumanovës për vendosjen e numrit të ushtarëve.

“NATO e ka marrë kompetencën nga OKB që të organizojë një forcë e cila quhet KFOR për ta vendosur në Kosovë dhe këtë që nga viti 1999, në rezolutën 1244 dhe në marrëveshjen e Komanovës e vitit 1999, është e përcaktuar mundësia e paraqitjes së një kërkese së tillë nga Serbia për kthimin e një numri të caktuar të ushtarëve në Kosovë me qëllim që t’ju ndihmojë forcave të KFOR-it në zbulimin e vendeve të minuara për të ç’minuar dhe vendeve tjera të rrezikshme për atë kohë dhe shteti Serb t’i jep informacione KFOR-it për të mundur për ta siguruar një jetë normale në Kosovë”, ka deklaruar Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, kërkesa tani është bërë për vendosje që të krijohet një republikë tjetër serbe në Kosovë.

Ana negative e KFOR-it, sipas Kelmendit”, është pse vepron me pasivitet dhe nuk përgjigjet. Kjo sipas tij, vështirëson gjendjen apo pozitën e KFOR-it në Kosovë.

“Tani kemi një kërkesë të paraqitur nga Serbia, KFOR-it ku Serbia kërkon vendosjen e 1mijë ushtarëve, nëpër vendeve që kërkon t’i vendos në kuadër të një Asociaiconi me pushtet ekzekutiv në mënyrë që të krijohet një republikë tjetër serbe në Kosovë. Ana negative e KFOR-it është pse vepron me paisvitet dhe nuk përgjigjet, natyrisht, që çdo titullar ka të drejtë të mos përgjigjet në çdo kërkese, por mos përgjigjja në pyetje domethënë se pala kërkuese ka të drejtë në kërkesën e vet. Prandaj, kjo ka vështirësuar gjendjen, apo pozitën e KFOR-it në Kosovë, sepse në këtë moment nuk merret për bazë fare ndërtimi I shtetit të Kosovës në raport që është bërë së bashku me faktorët relevant ndërkombëtar”, ka pohuar Kelmendi.

Sipas tij, nuk do të lejohet Serbia të fut ndonjë ushtarë brenda kufirit të Kosovës, sepse kjo do të shpie deri te një konflikt i hapur dhe i armatosur.

“Nuk mendoj se do të lejohet Serbia të fut ndonjë ushtarë brenda kufirit të Kosovës, sepse kjo do të shpie deri te një konflikt i hapur dhe i armatosur në mes të Kosovës në një anë dhe shqiptarëve dhe Serbisë në anën tjetër. Vetëm ka qenë kërkesë politike për propagandë dhe si e tillë ka marr fund”, ka shtuar Kelmendi.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO përbëhet nga më shumë se 3700 personel nga 27 vende – duke përfshirë aleatët e NATO-s dhe partnerët e angazhuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ofruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat