“Era luftë në veri, ishte i rrethuar nga ushtria serbe”, Profesori nga Amerika: Vuçiqi ishte futur në rreth nga Kurti, u çartë si bishat!

Politika

“Era luftë në veri, ishte i rrethuar nga ushtria serbe”, Profesori nga Amerika: Vuçiqi ishte futur në rreth nga Kurti, u çartë si bishat!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Në veriun e Kosovës për rreth tri javë situata ishte shumë e tensionuar pas barrikadave të vendosura nga grupet kriminale serbe ku bllokuan rrugët për qarkullim.

Atje madje grupet kriminale sulmuan edhe KFOR-in, por kishte gjuajtje edhe në drejtim të Policisë së Kosovës.

Që nga 10 dhjetori 2022 veriu i Kosovës ishte në “shtetrrethim” të hekurt.

Kështu thotë profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili shton se, ushtria dhe xhandarmëria serbe e armatosur deri në dhëmbë ishte afruar rreth 1 kilometër afër veriut me tërë arsenalin e sofistikuar ushtarak për sulm posa t’i jepej sinjali.

“Kësaj situate i parapriu edhe “zbrazja” e veriut nga serbët të cilët me dirigjim nga Beogradi kohë me parë dolën nga të gjitha institucionet në veri me qëllim që të tensionohet situate atje sa më shumë që të jetë e mundur”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, pas këtyre filloi skenari tjetër me urdhrin e Serbisë e ne veçanti të presidentit Vuçiq.

“Atje u aktivizuan bandat e krimit të organizuar të cilat që 20 vite ishin prezentë në veri që merreshin me korrupsion, bile edhe në bashkëpunim me lidershipin e PANI-stëve te Kosovës ku lulëzonte tregtia e lirë duke u mos penguar nga askush sepsë në veri nuk funksiononte kurrfar ligji, por çdo gjë bëhej më urdhrat nga Serbia”, potencon ai.

Profesor Maxharraj thotë se, derisa veriu i Kosovës ishte lënë në ler nga qeveritë e PAN-istëve duke mos ndermarrë asgjë për shtrirjën e sovranitetit, në atë pjesë të vendit tonë vepronin bandat kriminale të Vuçiqit.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Më ardhjen e qeverisë Kurti e cila filloi të shtrij sovranitetin edhe ne atë pjesë të vendit bëri të pamundurën, së pari duke e ndalë referendumin dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke i vu reciprocitetin në dokumentet, etj. Por kur qeveria Kurti kërkoj edhe ndërrimin e targave të veturave ku kërkohej qe serbët e Kosovës, të këmbenin targat e tyre serbe me ato të Kosovës duke e zbatuar reciprocitetin, qëllimi i qeverisë ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësiren shtetërore të Kosovës. Dhe pikërisht këtu edhe doli në pah molla e sherrit dhe filluan përplasjet”, thotë ai.

Maxharraj shton se, “Serbia në krye me fashist-qetnikun dhe kryekriminelin Vuçiq i ardhur ngusht nga kjo situate në të cilën e futi Albin Kurti, por edhe si pasojë e refuzimit të planit franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshje, Vuçiq i futur në këtë rreth nuk mund të gjente veten, ishte i hutuar, u çartë bash si bishat e Karpateve dhe urdhëroi kriminelët që në veriun e Kosovës të vendosën barikadat në të gjitha rrugët kryesore që çojnë në drejtim të kalimeve kufitare”, pohon ai.

Profesori thotë se kjo ndodhi pikërisht me 10 dhjetor 2022.

“Tensionet vazhduan duke u rrit dita ditës. Bandat e Vuçiqit bllokojnë rruget kryesore që çojnë në veri. Atje ishin të pranishëm edhe bandat dhe kriminelët rus Ëagner dërguar nga Rusia qëllimshëm që të shpërthej situata në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor me mundësinë e hapjes edhe të një fronti lufte. Janë hedhur pa ndërpre edhe shok-bomba, kanë shti me armë në drejtim të policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, janë sulmuar gazetarë shqiptarë, kurse për shkak të kësaj situate të tensionuar veriu u kthye në një arenë ku gati nuk shpërtheu lufta dhe gjakderdhja të cilën e kërkonte vet Serbia në krye me kriminelin Vuçiq”, thotë ai.

Maxharraj pohon se, Policia e Kosovës për shkak të kësaj situate të tensionuar i mbylli pikat kufitare me Serbinë në veri.

“Beogradi e akuzonte Prishtinën si shkas i arrestimit të policit terrorist Dejan Pantiq i cili shtiu me armë në një pikë zgjedhore në veri. Nga ana tjëtër kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se qëllimshëm i angazhoi bandat dhe kriminelët serbë si Veselinoviqin, Radojqiqin dhe Rakiqin që të nxitë rebelimin e popullisë serbe  për të destabilizuar gjendjen atje e cila ishte afër shpërthimit. Dhe kështu gjendja e “shtetrrëthimit” të tensionuar të veriut vazhdoi për gati tri javë dhe pritej me ardhë deri te gjakderdhja të cilën e dëshironte vet Vuçiq përmes bandave të tyre. Por falë urtësisë së kryeministrit Kurti i cili u ruajt që të mos e provokojë situatën nuk ndodhi më e keqja”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat