NATO: Kemi trupa të mjaftueshëm në Kosovë, eksperti tregon kur do t’i kthehet përgjigjja Serbisë

Politika

NATO: Kemi trupa të mjaftueshëm në Kosovë, eksperti tregon kur do t’i kthehet përgjigjja Serbisë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 janar 2023 Në ora: 16:37
KFOR-i

NATO: Kemi trupa të mjaftueshëm në Kosovë, eksperti tregon kur do t’i kthehet përgjigjja Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, ka kërkuar që NATO-ja të shtojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ishte shprehur Kurti.

Një kërkesë zyrtare të tillë, nuk ka pranuar NATO, të cilët në një prononcim për mediat vendore, zyrtari i NATO-s ka thënë se KFOR-i aktualisht ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, bazuar në mandatin që ka.

“KFOR-i mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara”, tha zyrtari i NATO-s.

I pyetur nëse NATO-ja do ta shqyrtonte një kërkesë eventuale zyrtare të Qeverisë së Kosovës për shtimin e kapaciteteve, zyrtari i NATO-s tha se “çdo ndryshim në prezencën e NATO-s bazohet në rrethana dhe kushte të caktuara”.

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”, tha zyrtari i NATO-s për median.

Duke iu referuar thirrjes së kryeministrit Kurti, ky zyrtar tha se NATO-ja ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada dhe se misioni i KFOR-it, me afro 4.000 trupa, është “demonstrimi më i prekshëm i këtij angazhimi”.

Ndonëse nga Kosova nuk morën kërkesë, javë më parë NATO mori kërkesë nga Serbia që t’i vendos 1 mijë trupat e tyre në veri të Kosovës, pas zhvillimeve me targa, arrestimin e ish-policit e barrikadave që u larguan pas 20 ditësh.

Një përgjigje ndaj Serbisë, KFOR ende nuk e ka bërë, duke lënë hapësirë për pikëpyetjet të shumta.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se KFOR është duke bërë një elaborant të kërkesës.

Sipas tij, pala serbe do ta merr përgjigjen pas takimit të datës 18-19 janar.

“KFOR është duke bërë një elaborat të kërkesës së palës serbe, për t’i rikthyer trupa në Kosovë, me theks të veçantë në hapësirat ku qëndron dhe jeton komuniteti serb në Kosovë. Përgjigjen pala serbe do ta merr pas takimit të datës 18/19 janar që planifikohet të mbahet në kuadër të NATO ku pjesë e diskutimit do të jetë pika Serbe për Kosovën”, ka deklaruar Shala.

Image
Drizan Shala

Forcat e misionit paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat