Uniteti pozitë-opozitë, i domosdoshëm, Analisti: Opozita ka urrejtje aq të madhe ndaj Kurtit sa është në gjendje të rreshtohet krah Vuҫiqit

Politika

Uniteti pozitë-opozitë, i domosdoshëm, Analisti: Opozita ka urrejtje aq të madhe ndaj Kurtit sa është në gjendje të rreshtohet krah Vuҫiqit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 janar 2023 Në ora: 20:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku

Fundi i vitit 2022 e gjeti Kosovën të trazuar në pjesën veriore të saj. Bandat kriminale serbe vendosën barrikada nëpër rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak në veri të Mitrovicës. Ato u hoqën vetëm pas zëvendësimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për ish policin Dejan Pantiq, i akuzuar për sulm terrorist.

e Kosovës, përballej me barrikadat dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, madje edhe me ndërhyrje ushtarake. Presion pati edhe nga partitë opozitare në vend, të cilat e kritikonin kryeministrin Kurti për vendimet dhe veprimet e tij.

Analistët thonë se, pozita dhe opozita në Kosovës duhet të ‘sheshojnë’ mosmarrëveshjet dhe të jenë unike me njëra tjetrën në momentet kur vendi ka nevojë për të tejkaluar situata të rëndësishme.

Megjithatë e kemi parë shpeshherë, pa e thënë çdoherë që pozitë dhe opozitë kritikojnë njëra-tjetrën pikërisht në këto momente.

Rasti i fundit ishte me vendosjen e barrikadave në kufi nga ana e Serbisë. Opozita vazhdimisht kritikonte qeverinë pse nuk po ndërmerr veprime që mund të del nga kjo situatë, ndërsa në momentet kur situata u rregullua, kritikat ndaj Qeverisë Kurti vazhduan nga opozita.

Një mos koordinim ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka edhe efektet negative në qeverisjen e vendit.

Mehmeti: Karshi Serbisë të gjithë duhet të jemi unik

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti, thotë se karshi Serbisë të gjithë duhet të jemi unik.

“E kam theksuar gjithnjë: Karshi Serbisë të gjithë duhet të jemi unik. Për të ndodh kjo para se gjithash duhet të ekzistojë një dokument, draft apo platëformë përmes të cilës gjithë partitë politike shqiptare të jenë pjesë e saj nga ku edhe do të përcaktohen pikat kryesore”, vlerëson Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë po ashtu se kur është në pyetje interesi i vendit, duhet që faktori politik të jetë me një zë e jo të zihen me njëri tjetrin për Vuçiqin, pasi kjo është e turpshme.

“Opozita e sotme ka urrejtje aq të madhe ndaj Kurtit sa është në gjendje me u rreshtu me Vuҫiqin, me këtë logjikë është e vështirë të ndodh uniteti. Rasti në Merdare me barrikadat dëshmoi sa e fortë është Serbia dhe sa e brishtë klasa politike në Kosovë”, thekson ai.

Duhanaj: Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të matur në raport me miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë

Ndërkaq, analisti politik Leon Duhanaj lidhur me këtë ҫështje thotë se jo vetëm tash, por çdoherë ka qenë dhe ka për të qenë nevoja e bashkëpunimit të sinqertë në interes të kombit dhe shtetit.

“Janë sidomos këto krizat si kjo e fundit e cila për mendimin tim ishte e ndërtuar qëllimshëm dhe artificialisht, në radhë të parë nga Serbia, por që e ndihmuar me zell edhe nga Qeveria e Kosovës, të cilat na tregojnë se është një problem i madh, një sfidë e madhe para nesh e cila është zgjidhja e problemit me Serbinë dhe e cila mund të zgjidhet vetëm me konstruktivitet dhe unitet kombëtar”, vlerëson ai.

Image
Leon Duhanaj

Duhanaj thotë se pos kësaj, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të matur në raport me miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa të cilët sot kush e di si e ku kishim me qenë.

“Unë mendoj se edhe Kryeministri Kurti me në fund është dashur ta kuptoj, se loja me protagonizëm individual jo vetëm që nuk shpije askund dhe nuk zgjidh probleme, por edhe i thellon ato. Prandaj uroj që në radhë të të parë secili politikan që ka përgjegjësi publike e me pastaj edhe segmentet tjera të shoqërisë, ta kuptojnë shkallën e seriozitetit të çështjeve me të cilat duhet të përballemi si komb dhe si shtet dhe të cilat mund t'i zgjidhim vetëm duke qenë bashkë e unik dhe duke bashkëpunuar afër me miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi analisti Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat