Prapaskenat e sulmit në Shtërpcë, zbulohen motivet e ‘zeza’ serbe – ja si po përpiqet Vuçiq ta tensionojë situatën në Kosovë

Politika

Prapaskenat e sulmit në Shtërpcë, zbulohen motivet e ‘zeza’ serbe – ja si po përpiqet Vuçiq ta tensionojë situatën në Kosovë

A. Morina Nga A. Morina Më 8 janar 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Të premten, dy persona u plagosën në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës, një komunë e banuar me shumicë serbe, rreth 50 kilometra në jug të Prishtinës.

Sipas policisë, të plagosurit ishin të moshës 11 dhe 21 vjeçare dhe u qëlluan me armë zjarri, nga një makinë që po lëvizte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi të plagosurit ishin të nacionalitetit serbë, kishte reagime të shumta, edhe nga BE që e dënuan ashpër këtë sulm/incident.

Ky sulm ndodhi në një periudhë kur sapo u vendos liria e lëvizjes në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ku për rreth tri javë rrugët u mbajtën të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë që protestuan ndaj arrestimit të një ish polici serb nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve.

Njohësi i çështjeve politike. Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi rastine plagosjes në Shtërpcë.

Image
Gani Qarri

Fillimisht, ai u shpreh se pjesëtarët e pakicës serbe, jo që nuk kanë qenë kurrë të kërcënuar as të rrezikuar nga shteti ynë, por përkundrazi edhe të diskriminuar pozitivisht.

“Në fakt megjithëse Republika e Kosovës, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë dhe marrjes së kompetencave nga UNMIK dhe EULEX, ka dëshmuar ligjërisht dhe praktikisht se është maksimalisht e përkushtuar që të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim rajoni dhe etnie t’u ofrohet ambient sa më i qetë dhe i sigurt, ku sidomos pjesëtarët e pakicës serbe, jo që nuk kanë qenë kurrë të kërcënuar as të rrezikuar nga shteti as shumica dominuese shqiptare, por përkundrazi edhe të diskriminuar pozitivisht, duke u toleruar në heshtje nga shteti, edhe aktet kundërkushtetuese dhe veprimtaria kundërligjore, sidomos e dorës së zgjatur të Serbisë, të ashtuquajturës "lista serbe" duket se në institucionet tona, janë involvuar edhe element turbullues e të inkriminuar të vënë në shërbim të Serbisë dhe në momentet më delikate, inskenojnë akte penale e kundërligjore, që qojnë ujë në mulli të Aleksandër Vuçiqit mu në fushatën më ekstreme që ai ka nisur kundër vendit tonë”, deklaroi analisti.

Qarri hodhi dyshime lidhur me sulmin në Shtërpcë, pasi ky sulm ndodhi, pikërisht në periudhën kur sapo u vendos liria e lëvizjes, pas tri javësh bllokadë në veri.

“Madje megjithëse rasti i datës 6 janar në Shtërpce, duket të ketë qenë, reagim spontan në vet mbrojtje, nga autori i supozuar, i cili është ndjerë i kërcënuar nga turma e serbëve, dhe qëlluar në asfalt por që ka goditur rikoshet pjesëmarrësit e turmës, gjë që e vërtetoi edhe nëna e 11 vjeçarit të plagosur aksidentalisht serb, habit shumë fakti se si ky sulm ndodhi, pikërisht në periudhën kur sapo u vendos liria e lëvizjes, pas rreth tri javësh të bllokadës së rrugëve në komunat veriore, mu në një ditë "feste" të sllavo-ortodokësve, ndaj dy të rinjëve 11 dhe 21 vjeçar, si dhe në një anë krejt tjetër të Republikës së Kosovës, të banuar me pjesëtarë të pakicës serbe.

Akt, pas të cilit erdhën në sinkron, reagime aq të shumta, jo vetëm nga Serbia hegjemoniste, e cila mund të jetë iniciues dhe inskenues i këtij rasti konspirativ, por edhe nga BE, duke e dënuar ashpër këtë "sulm", që në fakt, po del të jetë vetëm incident i rastësishëm”, theksoi ai.

Gjithashtu, analisti hodhi dyshim se ky mund të jetë një skenar i parapërgatitur nga shteti serb, ku edhe e krahasoi me rastin “Panda”.

“Dhe përkundër faktit se plagosja e dy personave të komunitetit pakicë, në Shtërpce, mund të jetë pjesë e ndonjë skenari të parapërgatitur mirë, nga shteti hegjemonist serb, që mund të krahasohet edhe me rastin Panda, habit fakti se si organet kompetente të shtetit të Kosovës, po u lënë hapësirë kaq të madhe, luftës hibride serbo-ruse për "viktimizimin" artificial të pakicës serbe në Kosovë, spekulimeve të spiunëve të Stanishiqit, Serbisë fashiste dhe individëve me qëndrime jo miqësore ndaj Kosovës, duke mos dalë as ditën e dytë, të pas ngjarjes, me një sqarim të detajuar adekuat për opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm, kur shihet se me sa frustrim, po reagohet, edhe nga përfaqësuesit e huaj ndërkombëtar”, nënvizoi Qarri.

Tutje, ai beson se ky akt është i porositur veçanërisht nga Serbia, me qëllim të frustrimit të palës shqiptare në prag të dialogut Kosovë-Serbi.

“Akte si ky në Shtërpcë, të cilat mund të jenë të porositura enkas nga Serbia, duke keqpërdorur qëllimisht edhe autor për kryerjen e aktit, jo vetëm që, në këto momente vendimtare të rifillimit të dialogut, po frustrojnë jashtë mase faktorin ndërkombëtar, por po përkeqësojnë thellësisht edhe pozitën dhe mundësitë e veprimit të politikanëve të moderuar serbë të Kosovës,që pas largimit të "listës serbe", janë inkuadruar në institucionet e Kosovës, si Nenad Rashiq, i kundërshtuar "fuqishëm" si nga e ashtuquajtura "lista serbe" ashtu edhe nga Vuçiqi dhe Serbia, ndaj të cilit pas inkuadrimit në institucionet e Kosovës, janë publikuar deklarata të rënda fyese nga qeveria dhe presidenti i Serbisë, krimineli Aleksandër Vuçiq.

Politikan i moderuar që, në kundërshtim me të ashtuquajturën "lista serbe" e cila për dhjet vite me radhë, nga Thaçi dhe Vuçiq, iu imponua jo vetëm pakicës serbe, por edhe shtetit të Kosovës duke "fituar" zgjedhjet, pa zgjedhur metodat dhe mjetet, gjatë gjithë kohës është dëshmuar si politikan i pa ndikuar nga Vuçiqi dhe që nuk mendon njëjtë me autoritetet hegjemoniste të Serbisë, për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, duke u treguar pragmatik i gatshëm për bashkëpunim dhe i përkushtuar për bashkëjetesë të serbëve vendor me shqiptarët.”, shpjegoi analisti.

Ndër të tjera, ai se prapa kësaj ngjarje fshihen disa motive të thella fashiste të Beogradit, që për qëllim kanë dëmitimin e reputacionit të Kosovës.

“Prandaj, prapa këtij rasti, është shumë e mundshme, të fshihen motive të thella konspirative të Serbisë fashiste, e cila me akte të tilla të papritura negative, qofshin ato edhe të veçuara dhe tërësisht individuale e spontane, përpiqet ta dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe përpjekjet e politikanëve pragmatik si z.Rashiq, për bashkëjetesë në paqe e qetësi të pakicës serbe me shqiptarët, duke u keqpërdorur nga Serbia dhe dora e saj e zgjatur në Kosovë "lista serbe" si "shembuj" kërcënues, për krijimin artificial të ndjenjës së pasigurisë për pjesëtarët e pakicës serbe, edhe pse kjo nuk përkon me realitetin në vend.

E gjithë kjo bëhet në prag të vizitave të emisarëve të lartë amerikan dhe ndërkombëtar, në Serbi dhe Kosovë, për shtyrjen e dialogut, ndërmjet të dy vendeve, refuzimin e planit franko-gjerman, mos lejimin e qetësimit të gjendjes në Kosovë dhe viktimizimin e pakicës serbe, për fitimin e poenëve politik në botë, prapa të cilave kamuflohen interesat e Serbisë fashiste për gllabërimin e veriut, ndarjen e vendit tonë dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës, gjë që duhet luftuar dhe demaskuar me argumente dhe sa më fuqishëm, me të gjitha mjetet dhe mundësitë nga organet kompetente të shtetit tonë të pavarur”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat