Sulmi në Shtërpcë/ Juristi vjen me një thirrje për Kosovën – ja pse duhet të kemi kujdes nga Serbia!

Politika

Sulmi në Shtërpcë/ Juristi vjen me një thirrje për Kosovën – ja pse duhet të kemi kujdes nga Serbia!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 8 janar 2023 Në ora: 22:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Gotovushë të Shtërpcës, të premten që lamë pas u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviq 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviq, 21 vjeçar.

Ai i cili dyshohet se kreu këtë akt është Azem Kurtaj nga Gabrica e Kaçanikut, i cili edhe u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Plagosja e dy të rinjve të premten në komunën e Shtërpcës, dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes viktimave dhe të dyshuarit.

Kështu së paku ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila ka kërkuar nga gjykata që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

E në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai u shpreh se organet e drejtësisë duhet të merren me fakte dhe të vendosin e të sjellin një vendim që e parasheh drejtësia.

Kjo është punë që duhet të hulumtohet nga policia, prokuroria dhe gjyqësia, pra duhet të vërtetohen faktet që janë. Pra në bazë të fakteve vendoset pastaj e nxirret vendimi, ashtu siç e parashohin parimet e drejtësisë”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj provokimeve të serbëve, pasi po punohet për t'u gjendur një zgjidhje për dialog.

Duhet të jenë të kujdesshëm, të gjithë qytetarët të ruhen nga provokimet që mund të vijnë në këtë periudhë kohore për shkak se pritet zgjidhje përmes dialogut.

Serbia shërbehet me këto gjëra duke i paraqitur si raste politike e që mund të jenë raste aksidentale”, përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat