“Lufta për kryqin serb” - Profesori zbulon qëllimin e Serbisë, tregon nga kush përkrahet kjo ideologji

Politika

“Lufta për kryqin serb” - Profesori zbulon qëllimin e Serbisë, tregon nga kush përkrahet kjo ideologji

Nga: A.SH Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:03
Veriu i Kosovës

Me largimin e barrikadave është shtensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por që Serbia ende vazhdon ta kërcënojë Kosovën. Rasti i fundit që ndodhi ishte plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, që për këtë qytetarët e atij vendi mbajtën edhe protestë duke akuzuar Kurtin për gjithë ngjarjen që ndodhi.

Profesori Muhamet Kelmendi vlerëson se rreziku nga Serbia nuk ka kaluar, dhe shpjegon qëllimin e saj për luftë.

Ai thotë se me thënien e Millosheviqit se “aty ka jeton në serb, është Serbi”, u zhvillua lufta në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

“Teoria ideopolitike e shtetit të madh serb është krijuar shumë herët, por ka marrë dimensionin e vet, kryesisht në kohën e Millosheviqit. Ai pati deklaruar: "Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi".

Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë. Po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tash, kjo "botë serbe" nëpërmjet "luftës për kryq", ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan. "Lufta për kryq" është duke u zhvilluar tash e 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe. Në çdo liteaurgji nga priftërinjtë serbë ndëgjohen: Kosova është nëna e shtetit serb" apo "Nuk mund të lëshohet në duar të shqiptarëve kisha e Car Dushanit" ose "Kosova është djepi serb" apo "Në Kosovë është trashëgimia kishtare serbe" etj”, thotë ai.

Sipas tij, kjo ideologji udhëhiqet nga Serbia dhe përkrahet fort nga Rusia dhe Kina.

Ideologjia e tillë udhëhiqet nga një qendër serbe. Ajo gjindet në Beograd dhe përkrahet fortë dhe ashpër nga Rusia dhe Kina. Po me këtë ideoligji, krimineli Dodik po vepron në Bosnje e Hecegovinë. Mbi bazën e tillë u organizuan demonstrara në Mal të Zi. Në Kosovë veprohet me armë, me krim të organizuar, me kishë dhe me bllokime te rrugëve e të qyteteve. Kudo po del lufta për "kryq" në luftë për shtetin e madh serb.

Ideologjia e tillë me qëllim ka kaluar tërësisht të feja. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet politike të shtetit serb, kuptohet ndaj shteteve tjera, si dhe armatimi i madh dhe i gjithanshëm i Serbisë, përbën rrezik permanent për të luftë të re në Ballkan.

Serbia e di se me "luftën për kryq" nuk realizohet ideja e vjetër serbe për shtetin e madh serb. Mirëpo, kjo po iu shërben për të ngritur racizmin nacional fashist serb ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Kështu është ngritur urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve bosanjëve e të tjerëve. Deri edhe urrejtja ndaj malazezëve. Jashtë kanë mbetur sllavomaqedonët, të cilët nga Serbia konsiderohen të shtetit të tyre", deklaron ai.

Në fund, ai thotë se ideja nuk mund të realizohet me "luftën për kryq", duke shtuar se ajo bëhet me bashkëveprim të "luftes për kryq" me luftën e armatosur. Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina.

“Ideja "ku është një serb – është Serbi" e Millosheviqit ka zënë vend të pasardhësit e tij, të kriminelët Vuçiq e Daqiq, sikundër edhe te kisha serbe, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Për atë është lansuar ideja e "botës serbe". Kjo nuk është asgjë tjetër, përveç ideja e kahmotshme: "Ku është një serb-është Serbi". Realizimi i kësaj ideologjie serbe nuk bëhet lehtë. Nuk realizohet me "luftën për kryq". Ajo bëhet me bashkëveprim të "luftes për kryq" me luftën e armatosur. Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina. Ato nuk blehen a dhurohen për shtetin serb për zogj, por për luftë kundër shqiptarëve dhe bosanjëve, mundet edhe kundër malazezëve e kroatëve. Këtu është qëllimi i klikës raciste serbe. Tehu i parë i konfrontimit është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Priten ç'rregullime edhe në Malin e Zi”, shprehet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat