Vuçiq në Listën e zezë të SHBA-së!? Eksperti i sigurisë tregon arsyet se pse duhet të sanksionohet presidenti i Serbisë

Politika

Vuçiq në Listën e zezë të SHBA-së!? Eksperti i sigurisë tregon arsyet se pse duhet të sanksionohet presidenti i Serbisë

A. Shaqiri Nga A. Shaqiri Më 12 janar 2023 Në ora: 10:28
Aleksandar Vuçiq

Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Edward Joseph është ofenduar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb e kishte quajtur spiun shqiptar.

Për këtë ka reaguar edhe departamenti i shtetit amerikan DASH, duke se nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktikat e njollosjes kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edëard Joseph

Taktikat e shpifjeve kundër qytetarëve privatë, si ato të përdorura kundër Edëard Joseph, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike. Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë një shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagimin e tyre.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Bota sot” ka thënë se Serbisë, Rusia po i qëndron afër andaj edhe si dëshmi për përkrahjen e saj, Serbia përmes shërbimeve të saj sekrete UDB, e në bashkëpunim me shërbimin sekret KGB, bën luftë speciale dhe propagandë.

Image
Hajrullah Tërnava

Serbia me politikat e saj nacionaliste serbe, si gjithherë por edhe në këto kohëra që është tepër e lidhur-varur nga politikat ruse, do që ta tregojë besnikërinë dhe sinqeritetin e saj ndaj shtetit rus. Kjo sepse gjithherë në të kaluarën, ka qenë me politikat e saj vasale ndaj Rusisë, gjë që edhe në këto kohëra kur tani Rusia me luftën ndaj Ukrainës po devalvohet.

Luftë e cila po zgjat gati një vit do të shndërrohet si disfatë për Rusinë dhe shumë shtete tjera që dikur i kanë qëndruar afër, tani e ditë për ditë po distancohen nga politikat e saj. Serbia është ndër shtetet të rralla që po i qëndron pranë Rusisë në përkrahjen e saj, dhe si dëshmi e përkrahjes së Rusisë, Serbia përmes shërbimeve të saj sekrete UDB, e në bashkëpunim me shërbimin sekret KGB, bëjnë lufta speciale duke propaganduar qoftë edhe pa fakte ato paraqitje propaganduese dhe kërcënuese ndaj shkencëtarëve ndërkombëtar të njohur për veprat e tyre shkencore, që me fakte dhe argumente i dëshmojë hulumtimet e tyre bazike shkencore. Pra këta të fundit janë figura që kanë kontribuar me të arritura botërore për njerëzimin, sikur në këtë rast për hulumtuesen Ivana Strande, dhe profesorin e “John Hopkins”, Edëard Joseph që i përshkruajnë si spiun shqiptar”, thotë ai.

Sipas tij, akuzat që i bënë Serbia nën drejtim të njerëzve eminent janë për t’u habitur.

Prandaj me këto akuza është për t’u habitur me ato shërbime të tyre sekrete, se si e akuzojnë një shtet në formim e sipër si Kosovën, që për t’i arritur ato suksese sikur i përshkruan shërbimeve sekrete kosovare, që paskan arritur që deri te këta njerëz aq eminent, të ndikojnë dhe t’i bëjnë bashkëpunëtor të tyre, ato shërbime sekrete të Kosovës, dhe ta kenë aftësinë dhe ndikimin dhe t’i përvetësojnë si bashkëpunëtor të tyre personat me nam botëror në fjalë. Duke e pasur parasysh se shqiptarët e sidomos Kosova, është një shtet në formim e sipër, për t’i arritur ato suksese sikur ia përshkruan Serbia, i duhet kohë e tërë në stabilizimin e saj, dhe në shkollimin e kuadrove për ato shërbime sekrete, për t’i arritur ato suksese, që do t’i përfitonte me ndikimin e atij shërbimi sekret ata njerëz shkencor të niveleve botërore sikur që u ceken”, shprehet eksperti.

Derisa, për reagimin e DASH thotë se me këto deklarata denigruese Vuçiq është dashur të futet në listën e zezë.

“Edhe që DASH-i ka reaguar në mbrojtjen të pabazë të Joseph, dhe shtrohet pyetja se me këto akuza denigruese për këto personalitete të niveleve të larta shkencore, ishte dashur që Vuçiq të futej në listën e zezë të SHBA-ve, pas këtyre sulmeve apo “taktikave të pista” ashtu si i kualifikon DASH-i. Situata politike e tanishme që është duke u zhvilluar tani, e që diplomacia e shteteve më të forta të botës është në funksion aktiv e sipër sikur kurrë më parë, dhe simptomat që na japin me nënkuptu, janë evidente, se deri te suksesi i pajtueshmërisë me njohje reciproke, apo plani franko-gjerman do të ndodhë, dhe Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim si në shtetet e BE, një ashtu edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare si në NATO, INTERPOL, dhe OKB”, përfundon Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat