“Dha mesazhe të qarta”, Mulliqi tregon “prapavijën” e ardhjes së këshilltarit Chollet

Politika

“Dha mesazhe të qarta”, Mulliqi tregon “prapavijën” e ardhjes së këshilltarit Chollet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 janar 2023 Në ora: 21:31
Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit fillimisht u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe pastaj me Kryeministrin Albin Kurti

Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka qëndruar dje në Kosovë, me ç’ rast ishte takuar me krerët institucional dhe opozitën.

Chollet pos tjerash, foli për asociacionin, çështje kjo që nuk ka gjetur një epilog ende.

Sipas tij, Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e komunave me shumicë serbe dhe presin që “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Ai ka shtuar se SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës

"Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri. Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015", është shprehur Chollet.

Analistët politikë thonë se Chollet ka dhënë mesazhe të qarta që nuk duhet të refuzohen nga pala shqiptare.

Skënder Mulliqi, analisti politik ka thënë për “Bota sot”, se Kosova ia ka parë sherrin pushtetit me nënshkrimin e Asociacionit.

“Shumë sherr iu pa së pari decentralizimit të pushtetit lokal fillimisht, e pastaj ky sherr vazhdoi më nënshkrimin e Asociacionit më kompetenca ekzekutive të viteve 2013 dhe 2015 , nga Thaçi dhe Mustafa, e cila marrëveshje u ratifikua në Kuvend, dhe ajo atomatikisht u shndërrua në marrëveshje ndërkombëtare, dhe si e tillë nuk anulohet. Këtë gjë natyrisht së janë duke na përsëritur shumë diplomatë nga Evropa dhe Amerika. Por, duket së kemi pasur një fat që marrëveshjen e vitit 2015 të Brukselit lidhur më këtë temë, e konteston Kushtetuta në 23 nene. Nëse Borrell dhe Lajqak deri më tash ka kërkuar si duket implementimin e Asociacionit të formës ekzekutive, të këtij mendimi nuk janë më deklarime Eskobar, dhe kështu po mendon edhe, Këshilltari i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili qëndrojnë për vizitë në Kosovë”, ka pohuar Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, Chollet ka dhënë mesazhe të qarta, të cilat nuk duhet të refuzohen nga pala shqiptare.

Ardhja e tij, sipas Mulliqit, tregon angazhimin e madh të Amerikës që proceset të mos ndalen.

“Ai dha mesazhe të qarta të cilat nuk duhet të refuzohen nga pala shqiptare , se “nuk do të këtë kompromise për krijimin e Asociacionit , dhe së ky asociacion nuk do të lejohet të këtë kompetenca ekzekutive”. Ardhja e tij tregon për angazhimin e madh të Amerikës, që proceset mos të ndalen. Kjo do të jetë një siguri e madhe për Kosovën, në vazhdimin e bisedimeve më palën serbe. Natyrisht së ky është presion ndaj Qeverisë të Kosovës, por jo presion i dëmshëm mendoj unë”, ka theksuar Mulliqi.

Tash pritet dinamizmi i dialogut që proceset të ecin shpejtë përpara, duke mos humbur më kohë, ka shtuar Mulliqi.

“Këtë mundësi nuk guxojmë të mos e shfrytëzojmë, pasi që ka premtime së Asociacioni do të jetë konformë kushtetutës , të cilën gjë Derek po e përsërit, e tha shumë qartë në Prishtinë. Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i përsërit gabimet e qeverive te kaluara, por as nuk guxon të jetë refuzuese ndaj këshillave dhe propozimeve të Amerikës mike , e cila është garantuesi më i fortë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Tash pritet dinamizmi i dialogut që proceset të ecin shpejtë përpara, duke mos humbur më kohë. Loja politike duhet të jetë në anën e Prishtinë se i kemi edhe të gjitha të drejtat, e jo të jetë në anën e Beogradit zyrtar, siç ishte për shumë vite”, ka përfunduar analisti.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se kanë pasur një bisedë kuptimplotë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Shpreha pritjet që SHBA-ja të njohë kontributin e Serbisë për paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe të përdorë fuqinë e saj për ta inkurajuar Prishtinën që t’i mbajë obligimet e veta, të respektojë marrëveshjet që pranoi dhe nënshkroi”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat