Publicisti nga Shqipëria: SHBA po lufton dhe sot për Kosovën, kështu kërkon ta përfundojë projektin amerikan

Politika

Publicisti nga Shqipëria: SHBA po lufton dhe sot për Kosovën, kështu kërkon ta përfundojë projektin amerikan

P.R. Nga P.R. Më 13 janar 2023 Në ora: 10:02
Foto nga takimi

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet gjatë vizitës në Kosovë ka deklaruar se është momenti kritik që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në qendër me njohjen reciproke dhe se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ligjor i Qeverisë së Kosovës.

Por, sipas Chollet, SHBA nuk e përkrah asnjë Asociacion si Republika Serbe.

Ne presim nga Qeveria e Kosovës të paraqesë disa propozime në tavolinë. Dua ta bëj të qartë që ne nuk e përkrahim dhe nuk do të përkrahim aranzhime si ato të Republikës Serbe dhe nuk po i kërkojmë Kosovës të përkrahë çfarëdo aranzhimi që nuk është në përputhje me Kushtetutën e vet dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar, Marrëveshja e Brukselit – Gjykata Kushtetuese ka vendosur që është e domosdoshme të themelohet komuniteti i komunave me shumicë serbe dhe që ne besojmë në formimin e tij dhe kjo e bën ligjërisht obliguese për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Derek Chollet.

E sipas publicistit nga Shqipëria, Rexhep Shahu, kjo deklaratë e Derek Chollet, dëshmon se SHBA po lufton edhe sot për Kosovën.

Image
Rexhep Shahu

Amerika ka luftuar për Kosovën më shumë se sa ne shqiptarët dhe falë Amerikës e kemi sot Kosovën. Amerika edhe aktualisht po lufton më shumë se sa politikanët shqiptarë për Kosovën sepse ajo kërkon tani ta përfundojë projektin amerikan për Kosovën, Kosova shtet i lirë i pavarur, i njohur nga Serbia dhe me ulëse në OKB”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas Shahut, në Kosovë nuk do të ketë Asociacion më kompetenca ekzektive, dhe për këtë garantues është SHBA.

Çdo pengesë që është bërë deri tani ka ndodhë nga mos serioziteti i palës shqiptare dhe ngatërresat e serbëve. Mirëpo edhe shqiptarët edhe serbët harrojnë se Amerika na sheh si në Big Brother dhe vogëlsitë e shqiptarëve e serbëve duhen tejkaluar. Është thënë që në krye të herës se nuk ka asociacion që sjellë Serbinë në Kosovë pasi Amerika e ka dëbuar njëherë e përgjithmonë Serbinë prej Kosove. Kush krijon panik bën lojën serbe. Nuk ka luftuar Amerika për ta çliruar Kosovën e për t'ia dhënë sërish Serbisë. Kush nuk ka dashur ta kuptojë këtë ka bërë lojën serbe. Ata që kanë bërë kopalla patriotike e trimërie nuk ia kanë ndjerë erën barutit e gjakut të derdhur për liri”, shprehet Shahu.

Asociacioni i komunave serbe pa fuqi ekzekutive që ta pengojnë shtetin e Kosovës do të ngrihet, Kosova nuk mund të pengohet më nga asnjë asociacion, pasi është shtet i shqiptarëve dhe ata vendosin në shtetin e tyre sot, nesër e pasnesër. Por ashtu si Shqipëria që është pavarësuar e njohur me kushte, edhe Kosova ka kushte për të plotësuar siç është asociacioni. Për Kosovën nuk e kanë nënshkruar shqiptarët marrëveshjen e kapitullimit të Serbisë, por e ka nënshkruar Amerika dhe ata politikanë që e harrojnë me dashje këtë gjë gabojnë, ata trima e komandantë shqiptarë që e harrojnë këtë gjë me dashje gabonjë dhe e çojnë jetën duke kënduar këngë me çifteli”, shpjegon më tej Shahu.

Për fund, ai thotë se shteti serb synon ne vazhdimësi që humbjet e saja t’i paraqet si fitore.

“Amerika edhe me shërbimin e fundit që i bëri Kosovës e ripohoi se ajo nuk ka luftuar kot për Kosovën, por ripohoi se as shqiptarët nuk kanë fuqi të bëjnë manipulime me opinionin publik. Serbia përmes deklarimeve të fundit amerikane në Prishtinë, duhet të heshte, por ajo asnjëherë nuk ka heshte sepse është shtet manipulativ qe humbjet i shet si fitore”, përfundon për “Bota sot”, publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat