“Serbia do ta përjetojë një shkatërrim të tërë”/ Eksperti i sigurisë alarmon fundin e Serbisë!

Politika

“Serbia do ta përjetojë një shkatërrim të tërë”/ Eksperti i sigurisë alarmon fundin e Serbisë!

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një ditë më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se grupi Wanger dhe paramilitarët serbë po punojnë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema, në Kosovë.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak””, ka thënë ajo.

Ekspreti i sigurisë Hajrullah Tërnava në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në këtë kohë që jemi, Kosova duhet të jetë e gtshme për çdo gjë në raport me Serbinë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në kohën në të cilën jemi duke e jetuar, e kur dihet se çfarë marrëdhënie kemi me Serbinë, Kosova duhet të jetë gjithnjë e gatshme për çdo eventualitet të ndonjë çrregullimi të situatës, e sidomos edhe asaj siç e ka paralajmëruar presidentja e vendit Vjosa Osmani, se grupi rus mercenar Wagner, po punon me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema, në Kosovë”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Tërnava thotë se Serbia e di dhe i ka të freskëta bombardimet nga NATO, në rast se ndodh ndonjë gjë.

“Ajo ka thanë se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë, për të marrë nën kontrolle territorin e Kosovës. Kosova tani është shtet i pavarur dhe i ka institucionet e saj të sigurisë sikur që janë FSK, Policinë, AKI dhe shërbime tjera, që gjithnjë janë aktive dhe i kontribojnë ruajtjes së rendit dhe qetësisë në kufijtë e Kosovës, bashkangjitur kësaj edhe KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-së, Kosovës ia garanton sigurinë e sovranitetit të saj në kufijtë egzikutues. Mos të harrojmë se KFOR-i si forcë e sigurisë që është, ajo në përbërjen e saj i ka edhe shërbimet speciale përcjellëse të situatës të saj, të cilat shërbime në mënyrë permanente janë aktive, dhe në çdo kohë dhe situatë e kanë çështjen e sigurisë nën kontrolle, gjë që për këtë fakt e din mirë Serbia dhe të tjerët, prandaj një luftë hibride të grupeve ruse Wagner dhe grupeve paramilitare serbe që kontrabandojnë armë dhe uniforma ushtarake, e dijnë se çfarë mund të ju ndodhë, sepse Serbia ende i ka të freskëta kujtesat e bombardimeve të vitit 1999 që ia shkaktoj NATO, prandaj tani është e kuptueshme se në këto kohëra udhëheqen edhe lufta speciale, që e kanë për qëllim që ta mbajnë opinionin nën presion të një luftë të mundshme, por realiteti është i tillë që Serbia tani gjindet para një presioni të madh, që të rradhitet pranë shteteve demokratike në krye me Amerikën, e që po i qëndrojnë pranë Ukrainës e cilla është në luftë me Rusinë”, shprehet më tutje eksperti.

Në fund, ai shton se Serbia duhet të veprojë shpejt, të distancohet nga Rusia dhe t’i bashkohet shteteve demokratike, ndryshe do ta përjetojë një shkatërrim të tërë.

“Prandaj Serbia duhet shpejt t’i bashkangjitet shteteve që po e ndihmojnë Ukrainën, nëse do që në të ardhmen të është pjesë e Evropës, sepse deri me tani shtetet e BE kanë bërë shumë investime në Serbi, duke e ndihmue zhvillimin e saj të pasluftës, dhe sikur ato shtete të BE të tërhiqeshin nga investimet e tilla, Serbia e ka të qartë që do të përjetonte kolapsin e saj, prandaj është koha që Serbia duhet shpejtë të distancohet nga Rusia, dhe investimet në zhvillimin e Serbisë do të jenë edhe më të mëdha, prandaj një luftë e saj në këto kohëra kur po priten njohjet reciproke të Serbisë dhe Kosovës, duke i ndërmjetësuar ndërkombëtarët, prandaj nëse Serbia nuk do të rradhitet pranë shteteve te BE, dhe më tutje do të qëndroj pranë Rusisë, Serbia do ta përjetojë një shkatërrim të tërë, që këto gabime do i kushtonin mbas tepërmi Serbisë, në të ardhmen, që populli i saj vet do i gjykojnë udhëheqësit e saj, të kësaj kohë për gabimet e tyre”, përfudnon ekspreti i sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat