“Organizatë çetnike me tipare terroriste”, zbulohen prapaskenat e planit të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Politika

“Organizatë çetnike me tipare terroriste”, zbulohen prapaskenat e planit të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Arife Morina Nga Arife Morina Më 13 mars 2023 Në ora: 09:55
Zyrtarët e Listës Serbe: Igor Simiq, Goran Rakiq dhe Dallibor Jevtiq

Ditë me parë, Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës.

Si arsyeje për mospjesëmarrje në zgjedhje, LS ka përmendur mos përmbushjen e kërkesave të serbëve.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, është thënë në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo deklaratë është e karakterit politike dhe nuk ka shkakton asnjë efekt juridik në lidhje me mospjesëmarrjen e këtij subjekti politik në zgjedhjet e 23 prillit.

Vetëm nëse kjo parti e njofton zyrtarisht KQZ-në deri me 13 mars, se nuk merr pjesë në zgjedhje, do të pamundësohej pjesëmarrja e saj në këto zgjedhje.

Duket se Lista Serbe është duke e pritur takimin e 18 marsit për të vendosur pastaj nëse do të marr pjesë në zgjedhje.

Më 18 mars në Oher do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq për të biseduar rreth anekesit të marrëveshjes se Planit të BE-së.

Afati i fundit që Lista Serbe mund të regjistrohet në KQZ për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 22 marsit.

Nevoja e mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore ka ardhur pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar.

Elezaj: Qëllimi i mospjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet lokale me 23 prill në veri të Kosovës, nuk është destabilizimi i situatës në veri

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Rexhep Elezaj.

Image
Opinionisti Rexhep Elezaj.

Fillimisht, ai Listën Serbe e cilësoi si një organizatë me tipare terroriste dhe jo si subjekt politik, e që e cila vepron me direktiva të Beogradit zyrtar.

“Së pari, Lista Serbe nuk është parti politike, por një organizatë çetnike me tipare terroriste, e cila që kur është themeluar me seli në veri të Kosovës, ka qenë dorë e zgjatur e Beogradit zyrtar në realizimin e skenarëve hegjemonist të Serbisë në Kosovë, para së gjithash, shkatërrimin nga brenda të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Aq janë të shumta shantazhet, sulmet, ngritja e barrikadave në veri, krimi i organizuar, sjelljet dhe veprimet mafioze të Listës Serbe kundër pavarësisë së Kosovës në dhjetë vitet e fundit, saqë do duhen ditë dhe javë të tëra që ato të përmblidhen në një raport të gjerë mbi krimet që ajo/ata i kanë bërë ndaj Kosovës. Mirëpo, sa i përket njoftimit të Listës Serbe, se ajo nuk do merr pjesë në zgjedhjet e 23 prillit që do mbahen në katër komuna në veri të Kosovës, është e qartë se ky grup kriminal në krye me Goran Rakiçin, çdo veprim kriminal në Kosovë e kanë bërë në koordinim të plotë me presidentin e Serbisë, A. Vuçiqin, i cili, aktualisht është duke bërë çdo gjë që mos ta nënshkruan Planin e BE-së prej 11 pikave për Kosovën, duke e vënë si kusht paraprak formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, deklaroi opinionisti.

Sipas Elezaj, paralajmërimi i këtij subjekti politik për mospjesëmarrje në zgjedhejt e organizuara nga institucionet e Kosovës është vetëm një lojë e pistë e presidentit serb.

Krahas kësaj, vlerësoi se Listës Serbe po i dhemb mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E gjithë kjo lojë e poshtër e A. Vuçiqit përmes Listës Serbe kundër Kosovës dhe ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, siç ishte urdhri i tij i dhënë policëve dhe gjithë stafit lokal serb në veri që të tërhiqen nga organet qeverisëse të shtetit të Kosovës, siç ishte vendosja e barrikadave, kërcënimi me sulme i bandave kriminale serbe dhe ruse “Ëagner” në veri, bojkotimi i pjesëmarrjes së LS në seancat e Kuvendit të Kosovës, dhe kështu me radhë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një skenar i pandalshëm i regjimit fashist të Serbisë kundër Kosovës dhe mosnjohjes “kurrë” të pavarësisë së saj..!?

Deklarata e LS, se nuk janë përmbushur kërkesat e tyre për t’u kthyer në institucionet e Kosovës, është mos formimi i “Zajednicës” nga ana e qeverisë së Kosovës, kërkesë kjo identike me atë të A. Vuçiqit në bisedimet e tij me ndërkombëtarët, se, së pari duhet të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, e pastaj vjen në shprehje implementimi i Planit të BE-së sipas Aneksit të tij, i cili pritet të diskutohet me 18 të këtij muaji në Ohër”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti beson se LS nuk mund të shkaktojë trazira në veri, pasi dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën finale.

“Kurse, lidhur me mundësinë e destabilizimit të situatës në veri gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri, nuk besoj se Lista Serbe bashkë me ideologun dhe financuesin saj, A. Vuçiqin, do guxojnë të shkaktojnë trazira, ngase tanimë dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit të tij, dhe kjo është bërë shumë e qartë me pranimin e Planit 11 pikësh të BE-së me 27 shkurt në Bruksel nga ana e Vuçiqit dhe Albin Kurtit, bisedimet rreth të cilit janë në zhvillim e sipër këto ditë”, shpjegoi Elezaj.

Ndër të tjera, ai zbërtheu qëllimin kryesor të mospjesëmarrjes në zgjedhje, e që sipas tij është për t’i bërë presion Beogradit për themelim të Asocaicionit.

“Pra, qëllimi i mospjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet lokale me 23 prill në veri të Kosovës, nuk është destabilizimi i situatës në veri, veçse t’i bëhet presion Brukselit që të plotësohet (garantohet) themelimi i “Zajednicës” serbe në veri para nënshkrimit të këtij plani, si kërkesë e fundit e Beogradit para se ta pranon “de-facto” pavarësinë e Kosovës me nënshkrimin e Planit të BE-së për Kosovën, po qese do e nënshkruan, e që gjasat janë të vogla që A. Vuçiqi ta hedh nënshkrimin e tij mbi këtë plan..”, përfundoi Rexhep Elezaj për “Bota sot”.

Mehmeti: Vuçiqi po përdor serbët si armë kundër Kosovës!

Kurse, analisti politik, Faton Mehmeti në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” potencoi se pas vendimit të Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje qëndron Vuçiqi.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

Ai tha se qëllim kryesor është që të mbahetn tensionet në veri.

“Lista Serbe është e ndikuar nga Serbia përmes të cës merr urdhëra. Vendimi për mospjesëmarrje tregon mungesë përgjegjësie dhe autonomie në vendimarrje kur dihet se pas këtij vendimi qëndron Vuçiqi. Qëllimi i vendimit në fjalë është mbajtja e tensioneve në veri, që të viktimizohen për pasiguri dhe mungesë përfaqësimi”, deklaroi analisti.

Sipas Mehmetit, pas këtyre veprimeve qëndron synimi për themelimin e Asociacionit.

“Prapa gjithë këtyre veprimeve qëndron qëllimi i Serbisë për Asociacion gjoja për "të mbrojtur serbët", e që në fakt është krijimi i Serbisë së vogël" brenda Kosovës. Ka qenë i pritur vendimi në fjalë, nuk më habit asnjë veprim nga Vuçiqi dhe Serbia”, nënvizoi ai.

Në fund, analisti paralajmëroi se në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, zgjedhjet në komunat veriore mund të shtyhen.

“Insitucionet e vendit faktikisht s’kanë mundësi të mbajnë zgjedhjet pa serbët, kështu që pres që zgjedhjet do të shtyhen nëse paraprakisht nuk arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiqi po përdor serbët si armë kundër Kosovës”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat