Walker u shpreh i shqetësuar/ Analistët paralajmërojnë Kosovën për këtë gjë!

Politika

Walker u shpreh i shqetësuar/ Analistët paralajmërojnë Kosovën për këtë gjë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 13 mars 2023 Në ora: 11:48
William Walker

Takimi që do të zhvillohet në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, mbetët një nga temat më të përfolura kohëve të fundit.

Pritjet janë të mëdha se do të nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian, që ka për synim normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.

E për të siguruar që gjithçka do të shkoj sipas këtij plani, ndërmjetësuesi i këtij procesi Mirosllav Lajçak pritet që së shpejti ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Por, i shqetësuar me këtë marrëveshje po shprehet diplomati i njohur amerikan, William Walker.

Ai shprehet i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar për Kosovën.

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës”, tha Walker.

E në lidhje me këtë shqetësim të Walker për “Bota sot”, kanë folur analistët politik.

Ahmeti: Çdo marrëveshja e cila brenda vetes ruan substancë e republikës nuk do të jetë e rrëzikshme

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se marrëveshja që do të nënshkruhet nuk prek integritetin e Kosovës.

Image
Hidajet Ahmeti

Gjykoj se marrëveshja në fjalë nuk prek integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Në fakt, parimet e marrëveshjes nuk kanë përmbajtje më shumë apo përtej Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, pasi komunat me shumicë serbe kanë kompetenca përtej komunave tjera shumicë. Çdo marrëveshja e cila brenda vetes ruan substancë e republikës nuk do të jetë e rrezikshme për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që Kosova duhet të lëvizë përpara në këtë drejtim, por asnjëherë duke dëmtuar shtetësinë e saj.

Kosova si shtet e ka të nevojshme të del nga kjo gjendje, e cila po e pengon konsolidimin e jashtëm,pasi i gjithë përqendrimi i qeverive po fokusohet në dialog. Prandaj, Kosova duhet të lëvizë përpara në këtë drejtim, por asnjëherë duke dëmtuar shtetësinë e saj”, nënvizoi Ahmeti për “Bota sot”.

Mehmeti: Asociacioni nuk besoj se do të implementohet siç është nënshkruar në 2013

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti tjetër politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, thotë që është i kuptueshëm reagimi i Walker mirëpo në këtë marrëveshje sipas analistit nuk do të ketë Asociacion.

E kuptoj shqetësimin e z.Walker për marrëveshjen e mundshme të arritur. Konkretisht fjala është për Asociacionin, pika 7, mes shqetësimeve të gjithë atyre që e duan Kosovën dhe të mirën e saj. Shqetësimi i z.Walker vjen nga dashuria e madhe për Kosovën, është e kuptueshme reagimi i tij. Megjithatë, Asociacioni nuk besoj se do të implementohet siç është nënshkruar në 2013, pasi edhe Kushtetuesja e ka rrëzuar”, shpjegon analisti.

Në fund, ai thotë që jam jo shumë optimist kur dihet preisoni që është në Serbi ndaj Vuçiqit për pikën 4- anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Sa i përket mundësisë së arritjës së marrvëshjes në Ohër jam jo shumë optimist kur dihet preisoni që është në Serbi ndaj Vuçiqit për pikën 4- anëtarësimi i Kosovës në OKB”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat