Kërkohet vëmendje ndaj Serbisë/ Analistët përmendin skenarët që Vuçiq mund të përdorë!

Politika

Kërkohet vëmendje ndaj Serbisë/ Analistët përmendin skenarët që Vuçiq mund të përdorë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 prill 2023 Në ora: 08:05
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Marrëveshja në Ohër ka arritur të sjellë debate të mëdha në opinonin publik, mirëpo që zbatimi i saj po pritet të jetë ditët në vijim.

Kjo e dëshmon edhe takimi i fundit që kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pasur me ambasadorët e zëvendësambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë.

Ata kanë bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për procesin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, njëherit për planin e zbatimit të 18 marsit mes të dyja shteteve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zv. Kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera zëvendësambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesja e BE-së, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit në Bashkimin Evropian, të procedohen me shpejtësi.

Qarri: Vuçiq po përgatit skenare të reja

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se propozimi evropian është një bazë e mirë për të dërguar më lartë dialogun dhe se kjo është arsyeja edhe e një takimi të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it.

“Megjithëse propozimi evropian, apo plani franko-gjerman, siç njihet ndryshe, nuk përmbanë të gjitha ato që Kosova ka nevojë dhe do të dëshironte për rrumbullaksimin e plotë të shtetësisë, duke pasur parasysh pretendimet territoriale të Serbisë fashiste ndaj vendit tonë, ai vijon të mbetet një bazë e mirë për quarjen përpara të dialogut dhe përfundimin e bidsedimeve me njohje të ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të kësaj nisme Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka takuar edhe ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it, si dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për shqyrtimin e mundësive për avancimin e planit të dakorduar me kriminelin Vuçiq në Ohër.

Prandaj në takim është diskutuar parimisht për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve, sipas pikave të dakotrduara në takimin e Ohrit”, u shpreh analisti.

Analisti më tej thotë që ka dyshime ende nëse Serbia dhe Vuçiq janë të interesuar për të implementuar në terren pikat që janë dakorduar.

“Në kushtet normale, ky do duhej të ishte edhe nje hapë drejt normalizimit te marredhenieve të dy vendeve. Por duke parë obstruksionet politike të kriminelit Vuçiq me udhëheqësit e bandave kriminale në veri të Kosovës si Milan Radojçiq dhe kapot e të ashtuquajturës "lista serbe" dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë si Goran Rakiq etj, lindin dyshime të mëdha. Nëse Serbia dhe Vuçiq, vërtetë janë të interersuar për implementimin edhe në terren të pikave për të cilat ai vet ka dhënë dakordimin gojor në takimin e Ohërit”, thekson ai.

Ndër të tjera, analisti përmbyllë që Vuçiq mund të përgatit skenare të reja, duke përmendur këtu pengimin e zgjedhjeve të lira në veri të vendit.

“Kjo na bënë të kuptojmë se Vuçiq në vend të implementimit të planit franko gjermeman, ai në koordinim me argatët e tij nga bandat krimkinale,po përgatit skenare të reja destruktive, për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira në veri të vendit dhe sabotimin publik të marrëveshjes së dakorduar me 18 mars në Ohër. Me ndërmjetsimin euro-amerikan, ndaj nëse edhe kësaj radhe lejohen lojërat obstruktive të Vuçiqit dhe nuk zbatohen pikat e dakorduar prej tij, për moszbatimin e marrëveshjers së arritur, nuk mund të jetë më, përgjegjës vetëm Vuçiqi por edhe Gabriel Eskobar, Mirosllav Lajçak, Josep Borell dhe vet sponsorizuesit e propozimit evropian”, nënvizoi Qarri për “Bota sot”.

Ahmeti: Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligime që duhet të zbatohen

Image
Hidajet Ahmeti

Ndërsa analisti tjetër politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që marrëveshjet ndërkombëtare kanë efekte juridike që kërkojnë obligime për të dy shtetet.

“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë efekte juridike që kërkojnë obligime për shtetet me nënshkruese.Kosova dhe Serbia kanë marr obligime ndërkombëtare me ratifikimin e marrëveshjes për Asociacion në vitin 2013. Marrëveshjet ndërkombëtare kanë obligime, këto obligime nuk lidhen me lider të institucioneve, por janë obligime që duhet të zbatohen kushdo që udhëheq me institucione, pasi çdo pretendim për t'u injoruar nga shtetet peson me sanksione ndërkombëtare”, tha ai.

Në fund, analisti shton që Serbia nuk ka qenë serioze përballë obligimeve që ka nënshkruar.

“Kosova është në rrugë të mbarë për t'i hapur mundësitë për normalizim të raporteve me Serbinë, por prapë palët ndërmjetëse të marrëveshjeve duhet të jenë më serioze, pasi Serbia nuk ka qenë serioze përballë obligimeve që ka nënshkruar. Kosova duhet të tregohet serioze dhe konstruktive për obligimet që kanë marrë me nënshkrimin e marrëveshjes, rrjedhimisht t'a shpërfaq joseriozitetin e shtetit serb karshi obligimeve të nënshkruara. Kosova dhe Serbia kanë shumë çështje të hapura, ku faktor kyç në normalizimin e marrëdhënieve është BE dhe SHBA”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat