“Fundi i aventurës kriminale të Vuçiqit”, mësohet skenari i përbashkët me Listën Serbe – përmenden dy kongresmenë amerikanë!

Politika

“Fundi i aventurës kriminale të Vuçiqit”, mësohet skenari i përbashkët me Listën Serbe – përmenden dy kongresmenë amerikanë!

Nga: A.M Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:21
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së bashku me të drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, pritën në “Pallatin e Serbisë” kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie.

Në këtë takim, i cili u mbajt vetëm 16 ditë para datës së zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës, Vuçiq ka deklaruar se me deklaratë publike e me hollësi do të dal tek javën e ardhshme.

Ky po cilësohet si një lloj ‘mobilizimi’ nga ana e presidentit serb për të ndërhyrë dhe ndikuar nëpërmet Listës Serbe në zgjedhjet ne veri.

Vuçiq në vazhdimësi ankohet për ‘mungesë’ dhe ‘shkelje’ të të drejtave të serbëve në Kosovë, gjë e cila nuk qëndron aspak, madje është e kundërta, pasi shqiptarët në Serbi ‘vuajnë’ për të drejta themelore.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi takimin e presidentit serb me Listën Serbe.

Fillimisht, ai përmendi faktin se paqja mes dy shteteve mund të vendoset vetëm nëse komunitetet pakicë, në të dy shtetet, kanë të drejta të njëjta.

“Në fakt sa u takon të drejtave të pakicave relevante, sipas çdo rregulli dhe logjike të të drejtës ndërkombëtare, komunitetet pakicë, në të dy shtetet, do duhej të kenë të drejta të baraspeshuara në të gjitha rrafshet,në mënyrë që problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hegjemoniste të përmbyllen përfundimisht, në mënyrë paqësore dhe diplomatike, pa rrezikimin e paqes ndërmjet të dy vendeve dhe ruajtjen e qetësisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi analisti.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

Sipas Qarrit, jo vetëm Vuçiqi vepron kundër shqiptarëve, por në mënyrë indirekte edhe emisarët ndërkomëbtarë që nuk po kanë vullnet për reciprocitet dhe lejon që Serbia të gëzoj favor në emër të pakicave serbe.

“Mjerisht duke parë se nuk është vetëm Vuçiqi që lejohet të veprojë kundër shqiptarëve, por as ndërmjetësuesit e BE-së, madje as nga vet emisari amerikan nuk shfaqet vullneti i domosdoshëm diplomatik për reciprocitet dhe të drejta të barabarta të shqiptarëve nën Serbi me pakicën serbe në Kosovë, përderisa Serbia fashiste, gëzon favorin që në emër të pakicës serbe, gjithmonë të kërkojë të pamundurën nga Kosova, për të minuar sa më rëndë shtetësinë e Republikës tonë,për përmbylljen e problemeve ndërshtetrore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe rregullimin e çështjes së pakicave kombëtare,në të dy shtetet, kongresmenët amerikanë Ritchie Torres dhe z. Jim Himes, me plot arsye kërkojnë që të mbrohen edhe shqiptarët nën Serbi dhe ata të kenë të njejtat të drejta që Serbia pretendon për pakicën serbe në Kosovë”, nënvizoi ai.

Në vazhdim, analisti tha se janë shqiptarët që po dëbohen nga Lugina e Preshevës dhe jo serbët nga Kosova.

Ai përmendi shantazhet, frikësimet dhe dhunën që po ushtroht ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

E ç`është e vërteta nuk janë serbët ata aqë shpërngulen nga Kosova, por janë shqiptarët e Kosovës Lindore, që dëbohen me të gjitha format e mundshme të shantazhit, frikërsimit, dhunës dhe detyrimit për largim nga vatrat e tyre autoktone shekullore, ndaj Kosova as shqiptarët e mbetur nën Serbi, nuk mund të injorohen më me fjalë dhe deklaratat e pakuptimta të Christopher Hillit se komuniteti shqiptar paska një përfaqësues të vetin në parlamentin serb, por në koordinim me miqtë tanë amerikan e ndërkombëtar, duhet të këmbëngulet në vetmenaxhim apo asociacion të shqiptarëve nën Serbi dhe jo Serbia të imponojë ligje dhe vendime për pakicën e llastuar tej mase- serbe në Kosovë, të cilat ajo vet, nuk është e gatshme t`ua ofrojë shqiptarëve dhe komuniteteve tjera shumë numerike në Serbi”, shpjegoi Qarri.

Ndër të tjera, ai shtoi se mënyra e vetme që t’iu jepet fund aventurave dhe kërcënimeve politike të Vuçiqit është që të kërkohen të drejta të njëjta edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si mënyra e vetme për arritjen e marrëveshjes finale mes dy shteteve.

“Kështu që për tu dhënë fund aventurave të kriminelit Vuçiq, i cili me deklaratën e fundit, po paralajmëron se në koordinim me dorën e tij të zgjatur të ashtuquajturërn "lista serbe", po përgatitet të inskenojë veprime të reja kriminale dhe terroriste në veri të vendit tonë, duhet mbështetur dhe avancuar me të gjitha forcat dhe mundësitë letra e kongresmenëve amerikanë, Ritchie Torres dhe Jim Himes, drejtuar kreut të Departamentit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, me të cilën kërkohen të drejta të njëjta edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si mënyra e vetme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke,ndërmjet të dy vendeve, që në fakt ishte edhe porosi parësore e vet presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në letrën dërguar presidentit të Serbisë hegjemoniste”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat