Tomë Gashi flet për procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ka një paralajmërim, tregon “pasojat” e Gjykatës Speciale!

Politika

Tomë Gashi flet për procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ka një paralajmërim, tregon “pasojat” e Gjykatës Speciale!

Nga: M.Haziri Më: 9 prill 2023 Në ora: 19:32
Tomë Gashi

Ka nisur procesi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit (03.04.).

Ushtruesi i detyrës së prokurori të specializuar të çështjes, Alex Whiting në leximin e akuzave ndaj katër të akuzuarve, ka thënë, se më shumë se 100 vetë janë vrarë.

Akuzat e lexuara nga prokuroria lidhen me krime lufte, krime kundër njerëzimit, konkretisht akuza për arrestime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje personash.

"Askush nuk qëndron mbi ligjin", tha Whiting.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati, Tomë Gashi.

Ai u shpreh se Gjykata Speciale e ka dëmtuar krejt kombin tonë dhe në veçanti UÇK-në.

“Fatkeqësisht atë që e mbollën 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 3.08.2015 tani po i shohim më qartë se sa dëme i kemi bë vetit, sa e kemi dëmtuar krejt kombin tonë sa e kemi dëmtuar Kosovën si shtet të ri , dhe sa e kemi dëmtuar UÇK-në në emër të UÇK-së”, tha ai.

Më tej, avokati thekson që pas votimit të Speciales, tek tani po i shohin pasojat katastrofale, edhe ata që e kanë votuar.

Tani po i shohin pasojat katastrofale edhe ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, pa e menduar që edhe vet mund të përballen me këtë monstrum juridik që e votuan nën presion të madh të mbetjes në pushtet e me presione të ndërkombëtarëve që kërkonin diçka që shtetit mik nuk mund t’i kërkohet e lene më që shteti mik aq lehtësisht ta pranojë”, shpjegon tutje Gashi.

Avokati nga ana tjetër shton që të gjithë ata deputetë që e kanë votuar në vitin 2015, tashmë po shihet që nuk e kanë lexuar fare.

“Tani jam i sigurt që një pjesë e madhe e deputetëve më 2015 nuk e kanë lexuar nenin 1 të ligjit për Gjykatën Speciale, se po ta lexonin nuk do ta votonin kurrë këtë Gjyjatë njëetnike që merret me UÇK-në, e që i ka amnestuar faktikisht krimet serbe në raport me Specialen, sepse atje fatkeqësisht asnjë ushtar e polic serb kurrë nuk do të akuzohet”, thotë ai.

Në përmbyllje, Gashi thekson që procesi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, që filloi të hënen, ishte vetëm në fazën fillestare, dhe do të zgjasë më së paku 5 vite.

Fillimi i gjykimit të Thaçit, Krasniqit, Selimit e Veselit ishte vetëm në fazën fillestare dhe ato ishin vetëm fjalët hyrëse të prokurorisë dhe avokatëve e që nuk janë prova për të vendosur asgjë në lidhje me to. Ato janë vetëm udherrëfyesit që palët do t’i ndjekin gjatë gjykimit që do të zgjasë së paku 5 vite. E që do të jetë shumë i mundimshëm dhe shumë i dëmshëm për të gjthë”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat