Profesori nga Amerika me deklarata të forta: Vuçiq është kriminel, i takon skuadrës vrastare!

Politika

Profesori nga Amerika me deklarata të forta: Vuçiq është kriminel, i takon skuadrës vrastare!

Nga: N. Shaqiri Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:05
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti

Që nda 27 shkurti e këndej po flitet për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, sipas planit evropian të quajtur franko-gjerman prej 11 pikash.

Ky plan të cilit iu shtua edhe aneksi në takimin e Ohrit, mund të konsiderohet si një bazë e mirë për përmirësimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kështu po vlerëson analisti i cili jeton dhe vepron në SHBA, profesori Binak Maxharraj.

Sipas tij, këtë marrëveshje e pranuar palët, por deri tash akoma nuk kemi marrëveshje të nënshkruar në letër.

“Aty në vend të nënshkrimeve (Kurti ishte i gatshëm të nënshkruaj) u lidh besa, fjala e dhënë. Besa në të drejtën kanunore te ne shqiptarët është obligim të cilit nuk guxosh t’i ikësh, kurse te serbët kjo nuk ndodhë sepsë përballë është një i pabesë i cili në çdo rast të pret në besë. I tillë është kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky njeri me fytyrë bishe i ardhur qëllimshëm nga Malet e Karpatave, për të zën vend aty ku se ka vendin midis Ballkanit”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Vuçiq nuk është njeri i paqes, nuk është aspak paqësor, nuk di se çfarë është demokracia perëndimore, por i përfaqëson vlerat sllave.

“Ai përfaqëson vlerat e bishave të Karpateve, i përfaqëson vlerat e urrejtjes ndaj popujve dhe njerëzve të tjerë. Vuçiq është njeri i pa skrupullt të cilit nuk duhet besuar kur është fjala për raportet e tij me Kosovën. Ky njeri është një kriminel i cili i takon skuadrës vrastare të Millosheviqit dhe ideologut të tij çetnikut Voisllav Sheshel të cilët i shkaktuan katër luftra në ish-jugosllavi por edhe në Kosovë duke bërë krime, masakra, dhe gjenocid por edhe duke deportuar shqiptarët nga trojet e tyre”, potencon ai.

Sipas tij, ky njeri është i pabesë, siç janë te pabesë të gjithë serbët.

Ky njeri të pret në besë dhe në çdo kohë me pas rastin edhe të vret. Ky njeri dhe vet shteti serb janë ruso fil me zemër e shpirtë, por filtron me perëndimin i rren, i mashtron dhe çuditërisht perëndimi sikur i beson këtij rrenci ordinar, sepse rrena te serbët është rrgull, është normë”, shton tutje ai.

Sipas tij, Aleksander Vuçiq është më meritori qe për 20 vite e mbajti flakën e ndezur të zjarrit dhte urrejtjes në veriun e Kosovës?!

“Këtij njeriut nuk i intereson fare pozita e një grushti serb në Kosovë, e sidomos në veriun e Kosovës, por ata i ka dhe i përdor si “vegla pune” për t’i realizuar qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës. Këtij njeriu më shumë i intereson nëntoka, pasuritë marramendëse nëntokësore të cilat sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë arrijnë vlerën mbi 800 miliardë euro që janë të nevojshme për Kosovën për gjashtë shekuaj të ardhshëm, dhe për të ardhë deri te këto ky njeri është në gjendje të bëjë çmos për t’u mos u larguar nga veriu. Të gjitha trumbulencat që po ndodhin tash e 20 vjet në veriun e Kosovës janë meritë e këtij njeriu i cili instrumentalzon me kriminelët dhe bandat e tij që i ka vendos atje”, thotë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat