Vendimi i fundit i Speciales për Mustafën nxiti reagime të shumta, Haziri: Kjo do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën!

Politika

Vendimi i fundit i Speciales për Mustafën nxiti reagime të shumta, Haziri: Kjo do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën!

Nga: A.M. Më: 10 prill 2023 Në ora: 15:50
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë vendosur që Salih Mustafa do të duhet t’i kompensojë me 207 mijë euro viktimat që kanë qenë të pranuara në aktakuzën ndaj tij.

Gjatë një seancë kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia, ka bërë të ditur se pasi Mustafa është shpallur fajtor, atëherë kompensimi është obligativ.

Kraha kësaj, kjo gjyqtare e përfshiu edhe Qeverinë e Kosovës, e cila u ftoi atë të krijojë një buxhet për zhdëmtimin e viktimave.

Analisti Nexhat Haziri për gazetën “Bota so” tha se kompenzimi i viktimave pas vendimeve të Speciales do jetë një obligim i rëndë për KosoVën.

Image
Analisti Nexhat Haziri

“Natyrisht se kompenzimi i viktimave pas vendimeve dënuese të Gjykatës Speciale për të akuzuarit do të jetë një barrë e rëndë për buxhetin e Kosovës në këtë kohë të krizës”, deklaroi ai.

Sipas analistit, derisa shteti po ua siguron mbrotjen të akuzuarve, duhet edhe viktimat t’i kompenzojë.

“Deri sa Kosova ka marrë përsipër që tu siguroj mbrojtjen juridike të të akuzuarve, atëherë duhet t’i kompenzoj edhe viktimat. Dhe, krejt ne fund, kjo Gjykatë është e Kosovës dhe shteti duhet t’i marrë obligimet nga ky proces i drejtësisë”, u shpreh Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat