Reagon Mehmeti – tregon se çka janë në gjendje të bëjnë Thaçi, Veseli e Selimi për ta shpëtuar vetveten

Politika

Reagon Mehmeti – tregon se çka janë në gjendje të bëjnë Thaçi, Veseli e Selimi për ta shpëtuar vetveten

Nga: P.R Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:06
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Në Gjykatën Speciale në Hagë tash e një javë ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, ndër tjerash Gjykata Speciale i akuzon edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahës të Ibrahim Rugovës.

Por gjatë gjykimit, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi duke dashur t’i ikin përgjegjësisë, kanë deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur strukturë të organizuar, duke mohuar që ka ekzistuar Shtabi i Përgjithshëm.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u munduar që me fakte të argumentojnë faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99.

E krejt kjo, sipas analistit politik Faton Mehmeti po behet që të akuzuarit ta shpëtojnë vetveten.

Image
Faton Mehmeti

“Për të shpëtuar vetën janë në gjendje edhe të mohojnë çdo gjë, e kjo tregon dobësinë e atyre që kanë përfituar për 20 vjet po në emër të asaj që tani e mohojnë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Hashimi, Kadriu, Rexha e Jakupi e kanë maltretuar këtë popull duke proklamuar vetën si shokët e Adem Jasharit, si ata që themeluan UÇK-në.E tmerrshme që s’po tregojnë aspak burrëri, po tregohen të ligë. Duke u munduar të hedhin përgjegjësitë tek njëri tjetrit, faktikisht edhe po dëmtojnë njëri-tjetrin, e që i bie se po dëmtohen të gjithë”, shton analisti Mehmeti.

Për fund, ai thotë së Gjykata Speciale po ua çjerr maskën Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

“Maska moti u ka ra, tani vetëm po e shohin edhe ata që kanë besuar ende tek Thaçi, Veseli dhe Selimi. Kështu që, mua s’më habit asgjë nga këta, në këtë kuptim sa më shumë të zgjas gjykimi aq më shumë do e kuptojnë kush janë”, përfundon për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat