Pesë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, reagon Maxharraj: Çakorri u varros për së gjalli, heshtje varri!

Politika

Pesë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, reagon Maxharraj: Çakorri u varros për së gjalli, heshtje varri!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 prill 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Kanë kaluar pesë vjet që nga dita kur Kuvendi i Kosovës kishte miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kosova dhe Mali i Zi kishin nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjen të Austrisë në vititn 2015, ndërsa deri te procesi i ratifikimit në Kuvend, Kosova kaloi nëpër trazira të ndryshme.

Përmes protestave masive, gazit lotsjellës dhe debateve të ashpra, opozita në atë kohë kundërshtoi fuqishëm demarkacionin, marrëveshje kjo që u miratua pas katër herë ndërprerjesh në seancë, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Demarkacioni në atë kohë ishte një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizim të vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

Përkundër, që u parashikua rishikimi dhe përmirësimi i gabimeve eventuale, një gjë e tillë ende nuk është bërë.

Profesori nga Amerika dhe njëkohësisht një nga zërat më të fuqishëm kundër kësaj marrëveshjeje, Binak Maxharraj, thotë se në pesë vjetor të humbjes së Çakorrit është heshtje varri.

"Pesë vjetorin e humbjes së Çakorrit: Millovan gjillasi e ngriti, kurse Hashim Thaçi e rrëzoi kufirin me Malin e Zi?!/ Në pesë vjetorin e humbjes së Çakorrit, heshtje varri/ /Pse, nuk u tha kurrë e vërteta se a iu shitë apo iu falë Çakorri Malit të Zi. Në këtë shkrim do hedhim pak dritë se si ndodhi humbja e Çakorrit, për krenaria e Kosovës dhe foleja e shqiponjave. Ditë më parë u mbushën pesë vite të dhembshme që kur e humbëm krenarinë e Kosovës Çakorrin, sepse pesë vite më parë shpërtheu turpi në Parlamentin e Kosovës kur deputetët me dhunë e shantazhe u detyruan nga krerët dhe liderët e shtetit si: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj të votojnë demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Pra, mashtruesit qeveritarë i mashtruan se pas kësaj do të ketë, rishqyrtim, korrigjim të vijës kufitare. Qe pesë vjet në Parlamentin e Kosovës ndodhi mashtrimi dhe tradhtia më e madhe ndaj kombit kur deputetët të shantazhuar nga pushtetarët aktualë duke i detyruar ta votojnë vijën kufitare me Malin e Zi me ç’rast Kosova humbi 8200 hektar tokë. Sot e asaj dite çdo gjë rreth dhe përreth humbjes e Çakorrit nuk u bë transparente, çdo gjë po heshtet, ani pse në prapavijë qëndrojnë prapaskenat e tmerrshme se si dhe pse humbi vija kufitare me Malin e Zi”, shprehet Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, Çakorri u varros në vitin 2018.

“ Gjatë gjithë vitit 2017/2018 kur ndodhi turpi më i madh në historinë e Kosovës kam plasur duke vajtuar e mbrojtur Çakorrin me zë e shkrime, veç në atë periudhë i pata publikuar mbi 20 shkrime në media dhe portale duke thirrur e bërtitur deri në kupë të qiellit rreth mëkateve të turpshme të pushtetarëve për humbjen (faljen, apo shitjen e Çakorrit), por asgjë, siç thuhet njeriut të vdekur mund t’i bëhet varri dhe asgjë tjetër. Dhe Çakorri po atë vit u varros për se gjalli, përgjithmonë. Por, hajde të shohim se si dhe pse humbi Çakorri, kjo përkrenare, kjo madhështi natyrore e Kosovës kur me shekuj dhe dekada atë as me luftëra nuk mund të pushonin, as Kral Nikolla e as Mark Milani sepse vetë kreshnikët e Rugovës e mbrojtën me fanatizëm të madh, kurse tani vetë shqiptarët si në tepsi dore pa fije turp, pa fije ndërgjegje bënë atak të turpshëm në sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës duke ia falë, dhuruar apo shitur Çakorrin Malit të Zi?! Çakorri me shekuj e dekada ishte i Kosovës?!”, pohon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat