Paralajmëroi një mbledhje të përbashkët/ Analisti zbulon prapavijën e deklaratës së Abazoviqit - ja çfarë po planifikon!

Politika

Paralajmëroi një mbledhje të përbashkët/ Analisti zbulon prapavijën e deklaratës së Abazoviqit - ja çfarë po planifikon!

Nga: M.Haziri Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:06
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për shërbime ajrore, që mundëson shkurtimin e kohës së udhëtimeve dhe synon të ulë çmimet e biletave për udhëtarët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë gjatë vizitës në Kosovë të kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ndër të tjera kryeministri malazez, Dritan Abazoviq gjatë qëndrimit në Kosovë ka deklaruar se është i gatshëm të mbajë një mbledhje të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se Mali i Zi ka një qeveri teknike pasi që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 qershor dhe këtë deklaratë Abazoviq e ka bërë vetëm për imazhin e vet.

Image
Nexhat Haziri

Mali i Zi ka një qeveri teknike që udhëhiqet nga kryeministri Dritan Abazoviq, dhe kur kihet parasyshë se zgjedhjet parlamentare janë 11 qershor, kjo deklaratë më shumë është bërë për vet imazhin e z. Abazoviq se sa që ka gjasa të realizohet apo të mbahet një takim i tillë. Pra një mbledhje në mes dy qeverive asaj malazeze dhe Kosovës”, u shpreh ai.

Analisti më tej përmend ndikimin që partitë serbe kanë në Malin e Zi atëhere një deklaratë e tillë është vështirë e realizueshme.

Dhe kur analizojmë situatën komplekse politike në Mal të Zi, ku partitë serbe të orientuara pro Rusisë dhe Serbisë, që kanë një ndikim të madh në Malin e Zi, një gjë e tillë vështirë është e parashikueshme edhe në të ardhmen. Sidomos nëse partitë politike serbe do të jenë pjesë e qeverisë malazeze pas 11 qershorit”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

Kujtojmë që gjatë konferencës së përbashkët për media, Abazoviq tha se shteti i tij do të përkrahë Kosovën në aplikimet për anëtarësim në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë dhe theksoi se pavarësisht se ka pasur “disa procese politike” në shtetin e tij, politika zyrtare e Malit të Zi karshi Kosovës nuk do të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat