“Deklaratat nxitëse” të presidentit serb, analistët “këshillojnë” Kurtin - Kështu mund të parandalohet Serbia

Politika

“Deklaratat nxitëse” të presidentit serb, analistët “këshillojnë” Kurtin - Kështu mund të parandalohet Serbia

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 prill 2023 Në ora: 10:21
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, vazhdon me deklarata nxitëse dhe kundërshtuese në raport me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Në një takim me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë që gjendet në jug të Serbisë, ka deklaruar se duhet të formohet Asociacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione.

Vuçiq madje ka kërkuar edhe largimin e njësive speciale policore në veri të vendit.

Këto kushtet e Vuçiqit, i ka përsëritur edhe drejtori i ashtuquajturës zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se kërkesa për themelimin “e menjëhershëm” të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe kërkesa për tërheqjen “e të gjitha” njësive speciale policore nga veriu i Kosovës do të miratohen edhe në qeverinë serbe.

Në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Petar Petkoviq, tha se ajo duhet të bëhet siç e kërkon Beogradi, dhe jo siç e vlerëson Prishtina, përkatësisht pa kompetenca ekzekutive dhe sipas Kushtetutës së Kosovës.

E kemi thënë qartë se KFOR-i është ai që duhet të kujdeset në pajtim me Rezolutën 12/44 dhe po ndodh e kundërta. Po qëllojnë mbi njerëzit tanë, këto shënjestrime janë për vrasje...Albin Kurti nuk është i interesuar për normalizim të marrëdhënieve, prandaj edhe Aleksandar Vuçiq tha se nuk do të ndalojë, shkoni, sulmoni njerëzit tanë, dhe ne do të jemi për të mbajtur paqen”, u shpreh Petkoviq.

Analistët politikë thonë se qeveria duhet të ketë një plan apo strategji sa i përketë veriut. Sipas tyre, e gjitha duhet të jetë e koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

Haziri: Qeveria e papërgatitur për t’u përballuar me sfida

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri, shprehet se sjelljet e Serbisë vijnë si pasojë e asaj që ka fituar në terren.

“Nuk është e vështirë për ta kuptuar këtë sjellje të Serbisë, sidomos në raport me marrëveshjet për të cilat ka nënshkruar apo është dakurduar vetë. Dhe këto sjellje vijnë si pasojë e asaj që Serbia ka fituar terren, të cilën ia ka mundësuar me veprimet e veta qeveria e Kosovës, veprime këto pa asnjë kordinim më partnerët tanë ndërkombëtar”, pohon Haziri.

Sipas tij, Kurti duhet të ketë strategji sa i përket veriut në mënyrë që të mos bëj gabime që t’i shfrytëzojë Serbia.

“Dhe tani qeveria Kurti sikur po e kupton një gjë se opozita në Prishtinë nuk luftohet nga veriu i vendit, por në këtë pjesë duhet strategji gjithnjë në kordinim të ngushte me partnertë ndërkombëtar për të vendosu apo kthyer rendin dhe qetësinë në këtë pjesë të shtetit tonë. Këto gabime, tani Serbia po i shfrytëzon si rezultat i pazotësinë së qeverisë Kurti, që tashmë çdo ditë e më shumë po tregohen se janë të padishëm dhe të papërgaditur për t’u ballafaquar me sfidat që i ka vendi, e sidomos me pjesën veriore të vendit”, thekson Haziri.

Kujtojmë, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në bisedimet maratonëshe prej 12 orëve në Ohër muajin e kaluar ka paraqitur, siç është thënë, tri shtylla se si një Asociacioni tillë mund të ishte i bëshëm nga Kosova.

E para, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me parimet e këtij Asociacioni, e dyta qëndrimi i Bashkimit Evropian i shprehur më 2015 përmes letrës së ish-Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, dhe e treta, një Op/Ed i botuar më 31 janar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, se çka do të jetë dhe çka nuk do të jetë ky Asociacion.

Aktualisht, draft-Statuti i këtij Asociacioni është duke u hartuar nga Ekipi Menaxhues.

“Serbia, përmes agjenturave të saj në Kosovë, po e mbanë në peng marrje komunitetin serb”

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, thotë se Serbia përmes agjenturave të saj në Kosovë, po e mbanë në peng komunitetin serb e me ta edhe Kosovën.

“Ka qenë dhe mbetet agjendë e shtetit të Serbisë komplikimi i situatave dhe paraqitja e Kosovës, përkatësisht veriut, si një temë e cila kërkon zgjidhje të mëdha, duke aluduar në pamundësinë e një bashkëjetese mes serbeve dhe shqiptarëve. Kjo është e vetmja mënyrë, e cila iu ofron hapësirë manovruese elementeve të ndikimin të Serbisë në Kosovë, duke ndikuar në dezintegrim dhe destabilizim. Pra, Serbia, përmes agjenturave të saj në Kosovë, po e mbanë në peng marrje komunitetin serb e me ta edhe Kosovën. Tani, cili do të duhet të oshte roli i institucioneve përkatësisht Qeverisë së Kosovës karshi kësaj situate? Për mendimin tim, gabimi me i madh me apo pa vetëdije, është bërë që vitin e kaluar kur Kryeministri Kurti është futur në vallen e dirigjuar nga Vuçiq”, nënvizon Duhanaj.

Sipas Duhanajt, qeveria duhet të tregohet e zgjuar dhe e matur dhe të ketë një plan të qartë operativ e të koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar.

“Duke filluar nga bllokada për targat, ku z. Kurti refuzoi ofertën amerikane për ta shtyrë zbatimin për 10 muaj, gjë që e refuzoi për ta pranuar me pastaj, por tek pasi që ndodhi dezintegrimi total i komunitetit serb. Kjo qasje më së paku mund të quhet pamaturi, apo naivitet, për të mos ngritur ndonjë dyshim edhe me të rëndë. Tani jemi duke i vuajtur pasojat e kësaj qasje. Edhe pse kemi një marrëveshje në Ohër, serbët, përkatësisht politika serbe e Beogradit që përmes Listës Serbe, vazhdojnë me rrugën e vetme që dinë ta bëjnë, e që është konflikti. Mendoj që Qeveria duhet të tregohet e zgjuar dhe e matur. Nuk nënkupton të lëshohet pe në asnjë moment, por duhet të ketë një plan të qartë operativ dhe të koordinuar mirë me faktorin relevant ndërkombëtar”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat