Skenari që pritet të ndodhë më 2 maj/ Ja “befasia” që do e pret Serbinë në Bruksel!

Politika

Skenari që pritet të ndodhë më 2 maj/ Ja “befasia” që do e pret Serbinë në Bruksel!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 prill 2023 Në ora: 12:05
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Gjatë ditës së premte është bërë me dije që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj.

Takimi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet në Bruksel.

Ky takim ishte diskutuar se do të zhvillohet më 22 prill, mirëpo ky takim do të zhvillohet më 2 maj 2023.

Takimi i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ai i Ohrit.

Gjatë këtij takimi u publikua edhe një Aneks i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin palët ishin dakorduar, por nuk kishin nënshkruar.

Në aneksin e publikuar më 18 mars thuhet se palët kanë rënë dakord të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për personat e Zhdukur, po ashtu Kosova do të fillojë menjëherë negociatat brenda dialogut për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese.

Kujtojmë se edhe më 27 shkurt, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Mehazi: Bruksel BE-ja e SHBA-të më 2 maj do luajnë rolin e ispektorëve për detyrat kushtëzuese të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Ohër

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori, Sulejman Mehazi.

Image
Profesori, Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se ky takim do të jetë i veçantë pasi në këtë takim do të flasin për dakordimin dhe zbatimin e marrëveshjes në Ohër.

“Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, që do mbahet më 2 maj në Bruksel do jetë më i veçantë e më i qartë sesa takimet paraprake të paqartësuara, të tensionuara e të nervozuara në mes dy palëve, Serbi-Kosovë, themi kështu pasi Brukseli, BE-ja e SHBA-ja nuk do përpiqen më të pajtojnë palët dialoguese, por nga presidenti i Serbise, Vuçiqi dhe nga kryeministri i Kosovës, Kurti, do kërkojnë detyrat dakorduese e pajtuese të marrëveshjes paqësore në Ohër”, u shpreh ai.

Profesori më tej shpjegon se Borelli dhe Eskobari do merren me padëgjueshmërinë dakorduese të presidentit serb Vuçiqit i cili si e qysh do mundohet t'i ik marrëveshjes paqësore në Ohër.

“Në këtë rast si asnjëherë më parë delegacioni i Kosovës nuk do jetë më i relaksuar sesa gjatë takimi të radhës në Bruksel për shkak se nën tensione do jetë delegacioni serb në krye me Vuçiqin të cilët do mundohet të bishtërojnë marrëveshjen dakorduese në Ohër dhe se Lajçaku, Borelli dhe Eskobari do merren me padëgjueshmërinë dakorduese të presidentit serb Vuçiqit i cili si e qysh do mundohet t'i ik marrëveshjes paqësore në Ohër dhe se kryeministri i Kosovës, Kurti, në Bruksel më shumë do jetë vëzhgues e spektator për shkak pajtueshmërisë së Kosovës me BE-në e SHBA-të me rastin e nënshkrimit dakorduese të takimit të stërgjatur 12 orëshe në Ohër. Pra, më 2 maj në Bruksel presioni i ndërkombëtarëve do jetë ndaj presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i cili verbalisht u pajtua me planin franko-gjerman në Ohër, por mohoi nënshkrimin e tij, Në këtë rast në Bruksel BE-ja e SHBA-të më 2 maj do luajnë rolin e ispektorëve për detyrat kushtëzuese të marrëveshjes Serbi – Kosovë, në Ohër”, tha Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Kosova duhet të shfrytëzojë rrugën diplomatike për t'i bërë presion Serbisë në zbatimin e marrëveshjejeve të arritura

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Serbia duhet të tregohet kontruktive në dialog ndërsa Kosova duhet të shfrytëzoj rrugën diplomatike për të i bërë presion Serbisë për të i zbatuar marrëveshjet e arritura.

Image
Analisti politik, Hidajet Ahmeti

“Serbia duhet të tregohet konstruktive në dialog e jo dialogun ta shfrytëzoj për t'u afruar me BE-në. Kjo lojë e Serbisë nuk prodhon stabilitet afatgjatë ndërfqinjësor, pasi logjika e funksionimit të saj është brenda një kornize diplomatike. Kosova duhet të shfrytëzojë rrugën diplomatike për t'i bërë presion Serbisë në zbatimin e marrëveshjejeve të arritura”, shtoi analisti.

Në fund, ai theksoi që takimin e radhës nuk besoj se do të ketë arritje të mëdha në dialog, pasi Serbia nuk është treguar fleksibile dhe konstruktive me obligimet që ka marrë.

“Nëse vazhdohet me këtë logjikë të dialogut, marrëveshjet e arritura do të shfrytëzohen nga Serbia për të arritur qëllimet e saja dhe duke u treguar "konstruktive" në raport me ndërkombëtarët. Edhe në takimin e radhës nuk besoj se do të ketë arritje të mëdha në dialog, pasi Serbia nuk është treguar fleksibile dhe konstruktive me obligimet që ka marrë, e të cilat marrëveshjet kanë obligime juridike ndërkombëtare”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat