“Serbia po synon të krijojë vatra të reja të luftës në Kosovë”/ Analisti: Kjo është fotografia e shkurtër e kësaj Serbie!

Politika

“Serbia po synon të krijojë vatra të reja të luftës në Kosovë”/ Analisti: Kjo është fotografia e shkurtër e kësaj Serbie!

Nga: A.SH Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:57
Veriu i Kosovës

Zgjedhet në veri është planifikuar të mbahen më 23 prill. Por, në veri po ka edhe incidentet tjera, siç janë djegia e veturave. Kjo gjë po bëhet nga kriminelt[ që operojnë në atë pjesë.

Kurse, nga ana tjetër, pritet që të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Albin Kurti po kërkon që marrëveshja e arritur në Ohër të zbatohet, kurse Serbia po dëshiron Asociacioni në veri.

Analsiti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” shpreh çudinë pse Serbia nuk u dënua për gjenocidin ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës?

“Ekziston pyetja logjike, pse edhe pas tre decenieve në Serbi po sundojnë njerëzit me biografi kriminale, njerëzit të cilët popujve të tjetër në ish-Jugosllavi ju shkaktuan dhimbje të mëdha?! Është e çuditshme pse Serbia nuk u dënua për gjenocid, kur vrau afër 200 mijë myslimanë të Bosnjës dhe mbi 15 mijë shqiptarë të Kosovës! Kjo është një temë e cila për fat të keq nuk po gjen përgjigje nga bota demokratike”, thotë ai.

Sipas tij, si mund të bisedohet me Serbinë e cila ka politikë të Millosheviqit, duke shtuar se Vuçiq është një politikan i cili ka insipiruar vrasjet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëvem së bashku me Sheshelin, Mladiqin, Karagjiqin.

“Edhe pas Millosheviqit në Serbi kemi në pushtet pasardhësit e tij, Vuçiq, Daçiq, Vulin e të tjerë. Kjo është rrethanë e çuditshme me të cilët po bisedohet për normalizim të marrdhënieve Kosovë-Serbi! Si të bisedohet për paqën në rajon me këtë garniturë politike, kur me kufoma të shqiptarëve jo vëtem që e kanë mbushur Kosovën, por edhe Serbinë? Politika e Serbisë është politikë e Millosheviqit. Kosova kishte fat të madh që me luftë të pavarësohet nga Serbia në vitin 1999. Por, të bisedohet me këtë Serbi, dhunuese kjo është absurde.

Vuçiq është politikan i cili ka insipiruar vrasjet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëvem së bashku me Sheshelin, Mladiqin, Karagjiqin… Me politikanin si Vuqiq i cili kurrë nuk bëri as gjestin më të vogël për kërkim falje për gjenocid dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës, zor do të jetë që do të kemi vendime politike në bisedimet të cilat po zhvillohen”, shprehet tutje analisti.

Ai kritikon edhe ndërkombëtarët për mos ndëshkimin e politikave të tilla hegjemosnite dhe proruse serbe.

Mulliqi thotë se gjitha incidentet që po ndodhni në veri, vijnë me direktiva të Beogradit dhe kanë përqëllim ndajren e Kosovës.

“Bota Perëdimore po bën gabim që nuk po i ndëshkon politikat e tilla hegjemoniste dhe proruse të Serbisë në rajon. Gjithçka ende po kuterbon prej vragëve të luftës dhe kufomave, që i lanë mbrapa kriminelët serbë të luftës. Kjo është fotografia e shkurtër të kësaj Serbie, e cila po synon të krijojë vatra të reja të luftës në rajon dhe në Kosovë. Në veri të Kosovës është faktike se presidenti serb, Vuqiq po manipulon me minoritetin serb, ata i ka bërë pengje deri në çmendi. Po i detyron të shndërrohen në vrasës. Është e kuptueshme se barrikadat monstruoze janë produkt i Vuçiqit, Listës Serbe dhe Grupit kriminal rus, Wagner. Këto barrikada dhe incidente të përditëshme, dhe këto më të fundit me djegie të veturave, kanë për qëllim ndarjen e Kosovës përmës ”Zajednicës”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat