Tensionet në Veri/ Eksperti i sigurisë tregon se me kë po koordinohet Vuçiq

Politika

Tensionet në Veri/ Eksperti i sigurisë tregon se me kë po koordinohet Vuçiq

Nga: P.Rudi Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:07
Policia e Kosovës

Në prag të zgjedhjeve të 23 prillit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, situata është mjaft e tensionuar.

Incidentet që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku janë djegur tetë vetura, shumica të riregjistruara me tabela RKS si dhe provokimet e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, janë dëshmi se gjendja mund të eskalojë.

Në zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqjen e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala krejt ky refuzim vjen pasi serbët në veri të Kosovës kanë filluar të përçahen.

“Ardhja e Vuçiqit në Rashkë po tregon që situata brenda strukturave të komunitetit serb tani më kanë filluar të përçahen bazuar në fjalimin e ti të fundit. Pra kemi një tabor ekstrem të krye kriminelit që është Milan Radojeçiqi që më çdo kusht po tenton që ta fus Vuçiqin në një konflikt të tij personal për ta rikthyer ndikimin në komunitetin serb të cilin është duke e humbur çdo ditë”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, incidentet e fundit në veri të Kosovës janë të koordinuara mes Radojeçiqit dhe Vuçiqit.

Më situatën e zgjedhjeve, në fund të asaj ka gjasa që të jetë dakorduar në mes dyshes serbe që të merret hapi në pengimin e zgjedhjeve dhe nëse kjo kalon pa ndonjë penalit në drejtim të Beogradit athere Milani mund të rikthehet si partner, por nëse situata del jashtë konturave sipas gjitha gjasave Aleksander Vuçiqi mund të hjek dorë nga Radojeqiqi dhe të hap rrugë ristrukturimit të komunitetit serb në veri me lider të ri i cili vjen si person lojal ndaj Vuçiqit”, thotë Shala.

“Po provokimet janë sistematike që nga 2011 e deri me sot, por që nuk do të ndalen as pas 23 prillit të 2023”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat