Radojeçiq prapa maskave në Mitrovicë/ Ndërkombëtarët heshtin, Vuçiq kërcënon Kosovën

Politika

Radojeçiq prapa maskave në Mitrovicë/ Ndërkombëtarët heshtin, Vuçiq kërcënon Kosovën

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 18 prill 2023 Në ora: 14:54
Aleksander Vuciq

Edhe zyrtarisht, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka pranuar se prapa maskave në veriun e Mitrovicës ka qenë vet Milan Radojçiqi, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohet gjithashtu nga drejtësia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, tha pak ditë më parë Vuçiq, deklarata e të cilit nxiti reagimin e menjëhershëm të Blerim Velës, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

“Vuçiq duke lavdëruar të sanksionuarin e SHBA-ve dhe Britaninë e Madhe kriminelin Radoiçiq si pjesë e grupeve të armatosura që ai pretendon se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut. Një pranim flagrant i agresionit të Serbisë ndaj veriut të Kosovës përmes taktikave ruse të ‘burrave të vegjël të gjelbër’! Radoiçiq dhe banditë e tij do të përballen me drejtësinë kosovare”, shkroi në Vela në Tëitter.

Shantazh dhe kërcënim ndaj Kosovës

E sipas analistit politik, Gani Qarri, Vuçiq edhe publikisht po shantazhon Kosovën me banda kriminale ne veri.

“Në fakt krimineli Vuçiq qysh para një muaji, ka deklaruar publikisht se jo vetëm që nuk e ka nënshkruar me 18 mars aneksin e implementimit të marrëveshjes së dakorduar në Ohër, por edhe ka thënë hapur se Serbia do ta implemetojë vetëm pjesërisht marrëveshjen, dhe atë vetëm deri te-të ashtuquajturat «vija të kuqe» të Serbisë. Kjo flet edhe njëherë më tepër mëse qartë, se Vuçiqi vazhdon ta kushtëzojë çdo implementim, madje qoftë ai edhe i pjesshëm tash e mbi një dekadë me radhë të dialogimit me ndërmjetësimin e BE-së, në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shantazhuar publikisht Kosovën me bandat kriminale serbe në veri të vendit, para ndërmjetësuesve evropian dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri deklaron se bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë përballë deklaratave kërcenuese të Aleksandër Vuçiqit.

“Për aq më tepër presidenti kriminel serb Aleksander Vuçiq, duke shfrytëzuar heshtjen e pakapëridshme të ndërmjetësuesve të BE-së Jossep Borell e Miroslav Lajçak, të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, si dhe atë të gjithë faktorit ndërkombëtar, këto ditë mori guximin që ta pranojë edhe zyrtarisht se prapa maskave në Mitrovicën e veriut ka qenë vet krimineli më i përkdhelur i Vuçiqit Milan Radojçiq. Dhe përkundër të gjithave, habit kaq shumë fakti se si serish, heshtja e BE-së dhe SHBA-ve, vazhdon, gjë që lë të nënkuptohet se Serbia gëzon mbështetjen e heshtur të ndërmjetsuesve të lartë të BE-së dhe të dërguarit misterioz të SHBA-ve, për dialogun Kosovë -Serbi, të cilët të gjithë presionin e kanë drejtuar, në mënyrë të njëanshme dhe tejet cinike, vetëm kundër Kosovës, e cila nuk është as kurrë nuk ka qenë agresori, por viktimë e krimeve dhe gjenocidit të Serbisë hegjemoniste”, shprehet Qarri.

Më tej, Qarri nënvizon së skenari i Vuçiqit vazhdon të mbetet destabilizimi i shtetit të Kosovës.

“Krejt kjo don të thotë se vet Serbia qëndron zyrtarisht prapa njerëzve me maska në veri dhe vet krimineli Vuçiq është iniciatori i destabilizimit të Kosoves, i cili bashkë me bandat kriminale serbe është kthyer në digë të «patejkalueshme» të shtrirjes së rendit e të ligjit dhe sovranitetit shtetëror në pjesët legjitime të territorit tonë në veri të Kosovës. Prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë urgjentisht jo vetëm ndonjë, por të gjitha llojet e masave të nevojshme për disiplinimin e Serbisë hegjemoniste, përndryshe Kosova herët apo vonë, nuk do të ketë rrugdalje tjetër, përveç vendosjes së një kryeministri a presidenti të tipit të Franjo Tugjmanit në krye të shtetit dhe të implementojë strategjinë e Stuhisë Kroate, për shtetëzimin e veriut, që të mos flasë më Vuçiqi me krenari nga Serbia për kriminelët si Radojeçiqi të cilët janë edhe zyrtarisht të shpallur si persona non grata nga DASH, por të krenohet Kosova, me vendosjen e sovranitetit të vet shtetëror në të gjitha këndet e saja dhe dëbimin e kriminelve nga i gjithë territori legjitim i shtetit tonë të pavarur”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

Dakordimi Vuçiq-Radojeçiq

E për provokimet e Vuçiqit, për “Bota sot” ka folur edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Ardhja e Vuçiqit në Rashkë po tregon që situata brenda strukturave të komunitetit serb tani më kanë filluar të përçahen bazuar në fjalimin e ti të fundit. Pra, kemi një tabor ekstrem të krye kriminelit që është Milan Radojeçiqi që më çdo kusht po tenton që ta fus Vuçiqin në një konflikt të tij personal për ta rikthyer ndikimin në komunitetin serb të cilin është duke e humbur çdo ditë”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, incidentet e fundit në veri të Kosovës janë të koordinuara mes Radojeçiqit dhe Vuçiqit.

“Më situatën e zgjedhjeve, në fund të asaj ka gjasa që të jetë dakorduar në mes dyshes serbe që të merret hapi në pengimin e zgjedhjeve dhe nëse kjo kalon pa ndonjë penalit në drejtim të Beogradit athere Milani mund të rikthehet si partner, por nëse situata del jashtë konturave, sipas gjitha gjasave Aleksander Vuçiqi mund të heq dorë nga Radojeqiqi dhe të hap rrugë ristrukturimit të komunitetit serb në veri me lider të ri i cili vjen si person lojal ndaj Vuçiqit”, thotë Shala.

“Po provokimet janë sistematike që nga 2011 e deri me sot, por që nuk do të ndalen as pas 23 prillit të 2023”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat