“Qeveria Kurti po i dridh themelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish-pushtetarët nën ethet e frikës”!

Politika

“Qeveria Kurti po i dridh themelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish-pushtetarët nën ethet e frikës”!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:04
Albin Kurti

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë pritet që shumë shpejt të ashëprsohet edhe më shumë.

Sipas tij, me ligjin e vettingut dhe atë të konfiskimit të pasurisë të pajustifikuar do të “dridh themelet e gjithë atyre që janë të korruptuar”.

Madje ai shprehet se tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe të korruptuarit dhe të kriminalizuarit që kishin qeverisur me vendin.

Tërnava thotë se këta njerëz kanë pasur për qëllim vetëm pasurimin e tyre.

“Duke pa se po u afrohet fundi i lidhjes me krimin, dhe nuk mund ta rrëzojnë këtë qeveri të mandatar me shumicën e votës së popullit, po mundohen që për çdo imtësi të hiperbolizojnë me kritika, dhe te populli t’i arrijnë ato qëllime që të krijojnë pakënaqësi e ndoshta pas atyre pakënaqësive të ngrihet populli edhe në demonstrata dhe ta rrëzojnë atë”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Mirëpo, sipas tij, populli i mban mend veprimet kriminale të opozitarëve të tanishëm dhe nuk do t’i dëgjojnë.

“Nga ato vende të punës edhe vetë përfitonin, prandaj përfitonin nga tenderët që ua dhuronin familjarëve të tyre, e shumë veprime kriminale që në të vërtetë tani shteti ynë me ato veprime erdhi në  gjendje të izolimit nga ana e ndërkombëtarëve”, thotë ai, teksa shton se, jo rastësisht deri më tani kemi mbetur shteti më i izoluar në botë. 

“Dëshmia më e mirë e krimit të organizuar është afera me rastin ‘Brezovica’ ku qartë shihet se kush ka marrë pjesë në ato veprime kriminale, e që në të ardhmen priten edhe veprime të tjera të zbulimeve, që kur ta kupton opinioni do të jetë i shokuar se kush i paska udhëhequr deri para dy viteve në krye të shtetit tonë. Në mungesë të argumenteve dhe të kreativitetit, për gjithçka po sulmohet Qeveria dhe Kryeministri, për secilën ekses apo gabim që e bënë dikush në cilindo cep të Kosovës, në cilin do institucion, qendror apo lokal, vjen reagimi i opozitës me akuzat dhe kualifikimin më banal”, thekson ai.

Tërnava shton se, opozita, në këto raste ndaj dukurive shoqërore negative merr hov dhe e fajëson kryeministrin Kurti edhe për kohën e qeverisjes nga vetë kjo opozitë. 

“Madje kulmi i absurdit i ofrohet edhe tradhtisë ndaj shtetit, me sjelljet e kësaj opozite të inkriminuar e cila edhe kur Kosova sulmohet nga Serbia, kjo opozitë me devijime nga tërësia e formimit të vetë njerëzor, bëhet me Serbinë, dhe sulmon Qeverinë e Kosovës për të këqijat të cilat vetë i ka mbjell në shoqëri dhe e ka pru shoqërinë dhe shtetin para kapitullimit”, vlerëson Tërnava.

Sipas tij, opozita të këqijat që i ka prodhuar vetë, dhe ia ka bërë shoqërisë dhe shtetit, po mundohet të ua vesh të tjerëve.

“Opozita e tanishme duhet të veproj në përputhshmëri me veprime ligjore, dhe ta bind popullin se në të ardhmen do ta luftojnë krimin në përgjithësi, dhe ta gjitha partitë që tani janë në opozite, kur bëhet fjalë për ata ish individ që ishin në pozita të larta të pas luftës, dhe përfituan, u pasuruan shumë, partitë opozitare në përgjithësi duhet të distancohen e pastrohen nga ata persona të kriminalizuar”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat