Profesori nga Amerika reagon për vendimin e PE-së për liberalizim të vizave, përmend fajtorët që zvarritën këtë proces!

Politika

Profesori nga Amerika reagon për vendimin e PE-së për liberalizim të vizave, përmend fajtorët që zvarritën këtë proces!

Nga: M.Haziri Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:03
Parlamenti Evropian (Fotografi arkivi)

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

"Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar", tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Në lidhje me këtë temë në një shkrim për “Bota sot”, ka folur profesor dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se liberalizimi i vizave është temë që nga viti 2010, mirëpo që finalizimi i këtij procesi ka ngecur pasi qeveritë e kaluara kanë pasur vetëm premtime dhe asgjë më shumë.

Të flitet për liberalizimin e vizave ka filluar qysh në vitin 2010, pra para 23 vitesh. Që nga ajo kohë e deri më sot janë ndërruar qeveri të ndryshme me kryeministra si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e deri tek qeveria e Albin Kurtit. Të gjithë kryeministrat secili që vinte në pushtet nuk e lëshonin nga goja liberalizimin e vizave, bile premtonin afate, data se kur ato do të ndodhin, këto premtime bëheshin edhe më të nxehta gjatë fushatave elektorale ku secili kryetar parti, por edhe kryeministër jepnin premtime se vizat do të vijnë”, u shpreh ai.

Por u desh të kalojnë 23 vite liberalizimi të ndodhë, po pse nuk ndodhi deri sot dot?!

Nga ana tjetër, ai shton që qeveritë e kaluara përveç që nuk ndihmuan të finalizohet ky proces, ata vetëm punonin për të kundërten e saj.

“Nuk erdhën deri me sot sepse të gjithë qeveritarët, të gjithë kryeministrat nuk i hapën rrugët që ato të vijnë më shpejtë, por kohë pas kohe ato rrugë u bën edhe më të vështira nëpër të cilat duhej të kalonte liberalizimi I vizave. Bile, pushtetarët si me qëllim edhe i mbyllin shtigjet nëpër ato rrugë kah duhet të vinin vizat. Pra, faji nuk është jetim. Fajtor që nuk po vinin vizat tash e 23 vite më parë kemi vet ne. Fjala ishte për kriterin kryesor luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku pothuajse nuk kishte pushtetarë që nuk ishte i korruptuar, nga se secili prej tyre qëllimin kryesor e kishin pasurimin e paligjshëm përmes vjedhje, plaçkitjeve të pasurisë shtetërore, qoftë përmes privatizimit të aseteve shtetërore, tenderëve të ndryshëm, plaçkitjen e pronave private, të tokave shtetërore e deri objektet e lokalet e ndryshme. Përmes të gjitha këtyre formave secili në mënyrën e vet për tu pasuruar”, thotë profesori.

Në fund, analisti tha që qeveria Kurti 2 së bashku me presidenten Osmani arritën të sjellin rezultatet e shumëpritura për qytetarët e Kosovës.

“Pra, përpjekjet për liberalizimin e vizave duke e luftuar korrupsion nuk shkuan huq, qeveria e re dha rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe BE dhe SHBA këtë e panë e admiruan dhe gjërat lëvizen në drejtim të duhur, në rrugën e duhur të cilen e trasoi presidentja Vjosa Osmani dhe qeveria në krye me Albin Kurtin”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat