Zgjedhjet e 23 prillit/ Alarmon profesori - ja çfarë po tenton të krijojë Serbia në veri të vendit!

Politika

Zgjedhjet e 23 prillit/ Alarmon profesori - ja çfarë po tenton të krijojë Serbia në veri të vendit!

Nga: M.Haziri Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill.

Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se deklarata e Kurtit përkon me deklaratën e Esckobarit pasi qytetarët serbë nuk kanë tensione nga shqiptarët por nga Vuçiq.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, bandat kriminele të Listës serbe në përkrahje të qeverisë së Vuçiqit e Brnabiqit propagandojnë situata të paqena e imagjinative.

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, “se nuk ka infmormacione për destabilizim të situatës në veri për shkak zgjedhjeve më 23 prill", përkon me deklaratën e përfaqësuesit të SHBA-ve, Eskobarin, i cila tha, se në veri qytetarët serbë nuk kanë tensione psikologjike nga qytetarët shqiptarë dhe nga qeveria e Kosovës, por nga vet serbët ekstremistë, të Vuçiqit të cilët mundohen me trazira të pengojnë zgjedhjet lokale që do mbahen në veri. Është shumë e vërtetë se bandat kriminele të Listës serbe në përkrahje të qeverisë së Vuçiqit e Brnabiqit propagandojnë situata të paqena e imagjinative për të frikësuar serbët lokalë gjatë zgjedhjeve që do mbahen në katër komunat me shumicë serbe”, u shpreh ai.

Profesori më tej thekson që pas takimit të fundit në Ohrit, Vuçiqit dhe Listës Serbe nuk iu ka mbetur asgjë përveç propagandës.

“Është e qartë se gjithë kjo propandë tensionuese e qeverisë së Serbise në bashkëpunim me Listën serbe bëhet për shkak humbjes së pushtetit në këto komuna të Kosovës”, shtoi profesori.

Pas marrëveshjes së Ohrit kriminelëve të Listës serbe të Vuçiqit s'u ka mbetur gjë tjetër përveç propagandës formale tensionuese e të pafuqishme përballë qeverisë së Kosovës që ka vendosur me anë të zgjedhjeve të eliminojnë forcat e errëta e korruptive të Listës serbe që me dekada kanë bllokuar proceset qeverisëse të Kosovës në veri. Është e qartë se gjithë kjo propandë tensionuese e qeverisë së Serbise në bashkëpunim me Listën serbe bëhet për shkak humbjes së pushtetit në këto komuna të Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat