Analisti zbulon skenarin/ Ja çfarë mund të ndodhë nesër në zgjedhje – paralajmërohet Kosova!

Politika

Analisti zbulon skenarin/ Ja çfarë mund të ndodhë nesër në zgjedhje – paralajmërohet Kosova!

Nga: A.SH Më: 22 prill 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Nesër (e diel) pritet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

Presidenti serb dhe Lista Serbe e cila i ka bojkotuar zgjedhjet, kanë bërë thirrje për bojkotimin e tyre, derisa për mbajtjen e zgjedhje gjithçka është bërë gati.

Por, çfarë pritet të ndodhë ditën e zgjedhjeve?

Analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot”, ka komentuar situatën aktuale në vend, sidomos atë në veri.

Ai ka thënë se derisa Kosova është gati për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, Lista Serbe dhe presindeti serb po bëjnë thirrje vazhdimisht që serbët e Kosovës t’i bojkotojnë ato.

“Kur gjithçka është gati nga ana e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri, këtë gjë po e kundërshtojnë Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar, e cila ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve kësaj të diele. Kosovën po e futin në vështirësi bukur shumë edhe faktori ndërkombëtar në mos vendosmërinë e tyre. Kur jemi këtu duhet gjithsesi potencuar deklaratën më të fundit dhënë Zërit të Amerikës, të Gabriel Eskobar, të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës pret që të formohet “Zajednica” deri më 2 maj, kur edhe është caktuar takimi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky deklarim i Eskobarit më shumë dukej ultimatum ndaj Prishtinës, duke u thirrë në marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit. Eskobar edhe një herë nuk ishte shumë korrekt me Kosovën. Marrëveshjët e Brukselit dhe të Ohrit nuk e obligojnë vetëm palën e Kosovës, por e obligojnë edhe palën e Serbisë, e cila kurrë si ka respektuar marrëveshjet dhe nuk është duke i respektuar as këto dy të fundit”, thotë ai.

Tutje, shton se pala ndërkombëtare me presionin ndaj Kosovës për fomimin e Asociacionit, presion duhet t’i bëjë edhe Serbisë, për zbatimin e planit franko-gjerman.

“Nëse Eskobar po kërkon me këmbëngulje formimin e Asociacionit, pse nuk po kërkon nga Vuçiq që të pranon në tërësi planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje? Nëse Eskobar pohon se palët e kanë përqafuar dy marrëveshjet në fjalë, pse nuk është aspak i ashpër me Vuçiqin i cili përditë po lëshon deklarime kërcënuese, duke mos i zbatuar fare marrëveshjen e Ohrit. Eskobar megjithatë thotë se marrëveshjet janë ndërtuar mbi dy binar të saj, e para që de fakto pranohet pavarësia, ndërsa e dyta është formimi i Asociacionit. Nëse ai deklaron se nuk shkojnë këto njëra pa tjetrën atëherë ku është presioni mbi Serbinë që këtë ta zbaton?”, deklaron Mulliqi.

Në fund, analisti ngrit dyshimin se në veri për shkak që do të mbahen zgjedhjet mund të ketë provokime e incidente të rënda, krejt kjo duke e ditur se Vuçiq është i ndihmuar nga Putini.

"Lista Serbe dhe pushteti i Vuqiqit, po kërkojnë të shtyhen zgjedhjet, duke menduar, se më parë duhet të formohet Asociacioni, e që pastaj të zgjedhen organet e reja të pushtetit lokal. Logjika e të gjitha politikave serbe është se sa më e keqe gjendja në veri, që e kam thënë edhe më parë, aq më mirë do të jetë për minoritetin serb. Prandaj, edhe pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 prillit. Dhe, në këtë kontekst para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, Vuçiq pos akuzave ndaj organeve tona, kritikoi edhe vendet e Kuintit, se gjoja janë duke përmbajtur Kosovën për ta thyer Serbinë. Në bazë të zhvillimit të ngjarjeve të fundit në veri dhe duke u bazuar në qëndrimet e Listës Serbe, Vuçiqit i ndihmuar edhe nga Putin, nuk është çudi që mund të ndodhin në ditën e zgjedhjeve provokime të përcjellura me incidente të rënda”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat