Tomë Gashi vjen me një paralajmërim për zgjedhjet në veri – jep lajmin jo të mirë për Serbinë!

Politika

Tomë Gashi vjen me një paralajmërim për zgjedhjet në veri – jep lajmin jo të mirë për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 22 prill 2023 Në ora: 22:03
Tomë Gashi

Nesër do të mbahen zgjedhjet në veri të vendit në 4 komuna.

Serbia vazhdon t'iu bëjë presion qytetarëve serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje të dielen, ndërkohë që janë shtuar reagimet që po e dënojnë këtë presion.

Gjithashtu në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-se Hovenier, duke thënë se: “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha se zgjedhjet janë të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë mirëpo që kushdo që e pengon mbatjen e tyre quhet vetëm kriminel.

Zgjedhjet do të mbahen sepse kështu është përcaktuar me ligj dhe me kushtetutë. Ne njëherë i shtyem zgjedhjet për 4 komuna veriore sepse kështu na tha Amerika me vepru, dhe ne e dëgjuam këshillen. Tani zgjedhjet do të mbahen dhe kushdo që pengon apo kërcënon për mbajtjen e tyre e ka vetëm një emër, Kriminel”, u shpreh ai.

Avokati më tej thekson që nëse pengohet procesi i zgjedhjeve atëhere do të ketë pasoja,  mirëpo nga ndërkombëtarët kërkohet presion i fuqishëm diplomatik.

Dhe këtë emër e dimë të gjithë, e dimë cili është, e ai është pasuesi i Millosheviqit, që fatkeqësisht është tani në vend të tij, pra president i Serbisë dhe pasoja do të ketë nëse pengojnë zgjedhjet në çfarëdo mënyrë, e çfarë pasoja mund Amerika t'i bëjë Serbisë dhe Vuçiqit dihet, tani duhet t’i bëhet presion i fuqishëm diplomatik sepse koha e bombardimeve të Serbië fatkeqësisht ka kaluar. Por ka veprime të tjera politike e që Amerika e din më së miri se ku i dhemb Serbisë”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.f

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat