Dyshimet për zgjedhjet në veri, vjen përkrahja për qeverinë Kurti – ja qëllimet ‘djallëzore’ të Vuçiqit!

Politika

Dyshimet për zgjedhjet në veri, vjen përkrahja për qeverinë Kurti – ja qëllimet ‘djallëzore’ të Vuçiqit!

Nga: A.M Më: 24 prill 2023 Në ora: 13:36
Pamje nga veriu

Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, siç janë Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqit, do të udhëhiqen nga kryetarë të nacionalitetit shqiptar.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje ka fituar në komunën e Mitrovicës së Veriut me kandidatin Erden Atiq dhe atë të Leposaviqit me Lulzim Hetemin. Ndërkaq, PDK-ja ka fituar Zveçanin me Ilir Pecin dhe Zubin Potokun me Izmir Zeqirin.

Këto zgjedhje, u përcjellën me reagime dhe polemika nga më të ndryshmet

E për këtë çështje foli edhe opinionisti Dedë Preqi për “Bota sot”, i cili kishte disa fjalë për ata të cilët dyshuan në këto zgjedhje dhe thanë se nuk duhet të mbahen.

Ai beson se dështimi i zgjedhjeve në veri, ishte edhe qëllimi kryesor i presidentit serb.

“Kush tha, nuk do mbahen zgjedhje në veri të Kosovës, sepse nuk është koha e tyre, duke u mbështetur në shantazhet dhe politikat kontraverse dhe përçarëse të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili me qëndrimet dhe qëllimet e tij djallëzore, nuk ia dëshiron të mirën dhe paqen popullit serb dhe shqiptarëve në asnjë mënyrë”, deklaroi ai.

Për këtë, Preqi kishte edhe disa kritika për partitë opozitare, të cilat kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve në veri, njësoj si Vuçi e Lista Serbe.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Ajo që na tërheq të shkruajmë këto opinione është lajthitja e opozitës në Kosovë, e cila bëri zhurmë dhe shantazhe të pa këndshme, duke iu referuar qeverisë Kurti, se nuk është tani koha e përshtatshme për zgjedhje në veri të Mitrovicës, apo në një mënyrë, sepse sikur nuk po pajtohet Vuçiqi me Listën serbe…

Kështu ndodh, aty ku mungon respekti që nuk e gëzon njeriu dhe shoqëria me përkushtim ndaj vendit të vet, për shkak të urrejtjes patologjike në politikë ndaj opozitës në pushtet, por thjeshtë në këto raste të tilla, duhet të jemi të bashkuar, sepse bëhet fjalë për një kauzë të rëndësishme politike dhe shtetërore”, theksoi opinionisti.

Më tej, ai tha se çka nëse nuk do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale, deri kur do të shtyheshin ato dhe kur do të plotësoheshin vendet e zbrazëta që i lanë serbët.

“Sikur edhe tani do të dështonin zgjedhjet në veri të vendit, kur të parat zgjedhje u shtyen me ndonjë arsye deri në këtë kohë, atëherë deri kur të pritet dhe plotësohen kushtet për ato vende të zbrazëta, që vetë serbët i lëshuan vendet e tyre në institucionet komunale me presionin që ua bëri Vuçiqi dhe politika e Beogradit.

Qeveria e Kosovës, ishte e vetëdijshme për vlerat që në vetëvete janë të qarta dhe që mund të bëhen të dukshme përmes ligjeve dhe rendit kushtetues, dhe në një atmosferë të tillë këto vlera do të zbatohen me qëndrime ligjore e shtetërore në tërë territorin e vendit, duke shprehur realitetin e qartë të një shoqërie civilizuese dhe demokratike”, nënviozi Preqi.

Ndër të tjera, opinionisti i vlerësoi se zgjedhjet në veri u mbajtën në mënyrë të rregullt, derisa përmendi edhe presionet që ka bërë Lista Serbe.

“Duhet të themi qartë dhe hapur se një veprim dhe iluzion i opozitës «laramane» dhe kontraverse, që i prinë PDK, dhe LDK, bashkë me imazhet tipike të AAK, janë të gatuara me një tharm të prishur, që brumi i një buke të tillë, do të prodhonte ushqim të pakëndshëm, apo edhe të dëmshme për shoqërinë tonë kosovare.

Zgjedhjet në veri të Kosovës, u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe në një atmosferë të qetë, dhe mundësia qytetare ishte e lirë dhe pa ndikime të llojit anësor, duke përjashtuar presionet e Listës serbe, që ishin prezent, duke bërë presion në çdo qendër të votimit, por qytetarët e interesuar dhe të vendosur e shprehen vullnetin e vet qytetar për të përcaktuar kandidatët e vet për udhëheqjen e komunave në fjalë”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat