Kosova sovrane edhe në veri/ Eksperti i sigurisë ka një paralajmërim për Serbinë, ia kujton bombardimet e NATO-s

Politika

Kosova sovrane edhe në veri/ Eksperti i sigurisë ka një paralajmërim për Serbinë, ia kujton bombardimet e NATO-s

Nga: A.SH Më: 24 prill 2023 Në ora: 22:25
Foto gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në veri

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën në komunat veriore të vendit votuan 3.4 për qind e votuesve.

Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte e pritshme, se nga presion i madh i bërë nga Serbia dhe Lista Serbe, përqindja e serbëve pjesëmarrës në këtë proces ishte minimale.

Por, pse ndodhi kjo?

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se edhe pse dihet se në atë pjesë jetojnë më shumë komunitet serbë, “bojkotimi” i zgjedhjeve lidhet edhe me dorëheqjet e zyrtarëve komunal në atë pjesë.

“Dje, e dielë u mbajtën zgjedhjet lokale në ato komuna dhe në bazë të të gjitha zhvillimeve, u vrejt një pjesëmarrje shumë e vogël e qytetarëve të atyre pjesëve. Kjo sepse në ato pjesë sikur që dihet banojnë në shumicë komuniteti serb, dhe zyrtarët komunal të atyre viseve dhanë dorëheqje nga postet e ndryshme komunale të mandateve të tyre në nëntor të vitit 2022. Kjo ndodhi me ndikimin dhe urdhërat e udhëheqësisë së Serbisë në krye me Vuçiqin, që kishte qëllimet e tij politike, që me këto largime nga vendet e punës, të ndikojnë te ndërkombëtaret, që këta të fundit të vendosin në favorin e Serbisë dhe komunat veriore të jenë pjesë përbërëse të Serbisë”, thotë ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, serbët në veri janë të varur edhe nga pushteti serb sikrse edhe veprimet e serbëve në Kosovë, që janë të lidhura udhëheqësinë e Serbisë dhe Listën Serbe.

“Dita e diel ishte caktuar si dita e zgjedhjeve nga ana e institucioneve të Kosovës, ku sipas ligjeve të Kosovës në ato zgjedhje qytetarët e atyre komunave të të gjitha kombeve duheshin që të zgjidhnin prijësit e komunave të tyre në bazë të votive. Në këto zgjedhje dolën një numër tepër i vogël i banorëve që në përqindje do të thotë 3,4% e votuesve. Marrë në tërësi kjo dalje kaq e vogël në zgjedhje ishte befasi, por e pritshme për popullin shqiptar, sepse krejt ato dorëheqje të nëntorit 2022 ishin të diktuara nga Vuçiqi sikur e shpjeguam, dhe tani ai ndikim i mëtutjeshëm e pati efektin e vet edhe dje. Serbët e Kosovës e posaçërisht ata në veri janë të ndikuar dhe të varur nga pushteti i Serbisë dhe nga vet Vuçiqi dhe bashkëpuntorët e tij. Deri më tani ligjet e institucioneve të Kosovës në ato pjesë kanë funksionuar formalisht, sepse për të gjitha veprimet serbët janë konsultua me udhëheqësin e Serbisë dhe Listën Serbe të cilën e kanë përzgjedhur Vuçiqi me bashkëpuntorët e tij. Sidomos edhe me paramilitarë që i konsiderojnë bashkëpunëtor sikur që është Radojçiqi e Veselinoviqi e të tjerë, e që e kishin qëllimin që t’i zhvillojnë politika të drejta për të drejta nacionaliste serbe që i urdhëronte Vuçiqi e që ishin të përshtatshme për serbët dhe Listën Serbe”, shprehet tutje Tërnava.

Në fund, ai shton se Serbia kishte qëllim që të bashkojë pjesët e veriut të Serbisë, e që në një kohë mjerisht e kishte pajtimin edhe të disa ish-udhëheqësve të Kosovës sikur Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, që bënte çmos për t’i bindur serbët e atyre pjesëve se ato pjesë të veriut janë pjesë përbërëse të Serbisë.

“Serbia me përkushtimin e saj rreth arritjes së qëllimit të bashkimit të atyre pjesëve të veriut Serbisë, e që në një kohë mjerisht e kishte pajtimin edhe të disa ish udhëheqësve të Kosovës sikur Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, bënte çmos për t’i bindur serbët e atyre pjesëve se ato pjesë të veriut janë pjesë përbërëse të Serbisë, duke i stimuluar serbët me para-financa të ndryshme që të jenë sa ma të varur dhe të jenë të përkushtuar për Serbinë. Ato pjesë të veriut tani janë të mbuluara me polici, gjyqësi, prokurori të pjesëve tjera të Kosovës e kryesisht me popullatë shqipetare dhe serbe, por e rëndësishme është se veriu i Kosovës është pjesë përbërëse e Kosovës sikur që është veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, prandaj edhe Serbia ka pjesë të banuara me shqiptarë sikur që është Lugina e Preshevës, Bujanovci e Medvegja dhe ata jetojnë nën jurisdiksionin e Serbisë si pjesë përbërëse të atij shteti. Serbia i ka ende të freskëta bombardimet e vitit 1999, prandaj Serbia duhet të vetëdijësohet për luftërat e tëra qe i ka shkaktuar nga 1990-1999 dhe të pajtohet me atë se Kosova është shtet i pavarur, dhe në fqinjësi të mirë duhet sa më parë t’i bashkangjiten shteteve të BE, sepse mes shteteve të BE nuk ekzistojnë kufij dhe qytetarët e tyre lëvizin lirshëm në të gjitha ato pjesë të atyre shteteve”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat