Faza e parë drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE/ Zyrtari i LDK-së tregon procedurat e radhës dhe ka disa kritika ndaj qeverisë

Politika

Faza e parë drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE/ Zyrtari i LDK-së tregon procedurat e radhës dhe ka disa kritika ndaj qeverisë

Nga: A.SH Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:01
Këshilli i Evropës

Të hënën Kosova kaloi fazën e pare për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ishte e pritshme dhe e dijshme që mes shteteve mmosnjohëse ishte Serbia, kjo e cila shkeli marrëveshjen e Ohrit.

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se ky është lajm i gëzushëm për të gjithë Kosovën.

“Kosovës iu hap të hënën shtegu për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lajm i gëzueshëm për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, për të gjithë shqiptarët dhe miqtë e vendit tonë që e duan Kosovën e pavarur dhe sovrane, të integruar në institucionet euro-atlantike dhe pjesë të sistemit ndërkombëtar.

Tash vijnë procedurat standarde, që nënkupton plotësim të standardeve edhe prej Kosovës. Uroj të shkojë kjo pa vonesa të panevojshme”, thotë ai.

Image
Muhamet Hamiti

Ai thotë, se duhet të ketë përkushtim e dije të Qeverisë së Kosovës.

Më tej, ai deklaron se Kosova i ka punët keq në dialog me Serbinë, e cila pranoi marrëveshjen por me Asociacion plus.

“Konsolidimi i mëtejmë i Republikës së Kosovës në sistemin ndërkombëtar kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim e dije të Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, angazhim të vazhdueshëm në kërkim të njohjeve nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, sidomos këto që na duhen për rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Në dialog me Serbinë Kosova i ka punët më keq në kohën e qeverisjes aktuale. Kryeminstri Albin Kurti është pajtuar për marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë pa njohje reciproke, me Asociacion Plus, me status special për Kishën Ortodokse Serbe. Merreni me mend, madje me pikë në preambulën e dokumentit që nuk e paragjykon statusin e Kosovës!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat